Populli i Labinot- Fushë i shkruante Enver Hoxhës: (…na e duam fenë tonë, nuk rrimë pa të

Nga Xhafer Sadiku
Kur u prishën objektet e kultit (1967), përkundër propagandës së regjimit kinse i prishi populli, e vërteta ishte ndryshe. Letra të shumta për të mos prishur kishat, xhamitë, teqet etj, i dërguan kreut të regjimit. Ja një letër e popullit të fshatit Labinot-Fushë (13.3.1967) dërguar Enver Hoxhës dhe shënimi i tij për Ramiz Alinë:
“Na, fshatarët e fshatit të Labinotit – Fushë jemi idhnue shumë me sjelljen e të plotfuqishmit të zonës tonë bashkë me dy policë e morën hoxhën dhe e shtërnguan të largohet nga xhamia dhe hoxha u largua dhe nuk e celi xhaminë. Na nuk na ngeli gjë ma por veçse që të kacafytemi me këta.
Na nuk e dimë a është urdhëri i Jasharit e Katinës apo është i juaj, ta dimë. Vemë në qytet xhamija shemb dhe janë të mbyllura dhe këtu nuk na lënë. Ne fenë tonë e duam dhe do ta mbajmë. Ai që nuk do le të mos vejë në xhami, ne nuk detyrojmë njeri. Ne e dimë se ekziston Kuvendi Popullor dhe çdo njeri ju është garantuar e drejta e tij personale që të kryejë çdo besim fetar dhe ne kur votojmë dimë që vota është për të drejtat e çdo qytetari e fshatari e barabartë, apo mos vallë na keni marrë ne që besojmë për katundarë të trashë dhe që nuk dimë gjë.
Kjo s’është e drejtë… Për kohën e skllevërve njerëzit ishin të detyruar që të punonin për çfrytëzimin e tyre por duhet ditur që ajo kohë ishte koha e injorancës dhe nuk përsëritet kohës tonë sepse njeriu është më i ngritur sot dhe nuk i falen kësoj gabimi. Fëmijët do na mësojnë ne, apo ne i mësojmë fëmijët… Vemi në qytet xhamijat janë mbyllur… tani që po vjen Bajrami ku do të falemi ne që po shemben. Neve vejshim e faleshim në qytet. Ne duam që në xhami të mos na ndalojë njeri dhe në qytet janë pesë xhami të na jepen 2 xhamija të paktën që të falemi për bajram e ditë xhumaje, ndryshe o na vrini ose na përzini fare se na e duam fenë tonë nuk rrimë pa të”./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne