‘Sulmi ndaj Izraelit tregon fuqinë që ka Irani’, Jazexhi: SHBA kundër një përshkallëzimi, s’bën dot luftë me dy fronte (VIDEO)

Olsi Jazexhi, profesor i historisë së Lindjes së Mesme në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN ka komentuar lidhur me sulmin iranian mbrëmjen e së shtunës për të cilin u shpreh se janë dëmtuar dy baza ushtarake izraelite. Ai tha se prej dy vitesh izraelitët bombardojnë Iranin dhe Sirinë dhe se ky sulm ishte një mënyrë për të thënë stop dhe për të treguar fuqinë që ka, por nëse Izraeli i përgjigjet Irani mund të përshkallëzojë këtë konflikt.

Sipas tij SHBA aktualisht është e shqetësuar për Ukrainën dhe Rusinë dhe nuk ka interes që këto sulme të përshkallëzohen, pasi amerikanët nuk bëjnë dot një luftë me dy fronte. Sipas burimeve iraniane dhe arabe shihet që Irani ka dëmtuar dy baza ushtarake izraelite dhe pse mediat izraelite pretendojnë për dëme të lehta por pala iraniane pretendon se ka dëmtuar shumë një nga këto baza.

Me këtë sulm, Irani nuk kërkon të përshkallëzojë luftën, por iranianët u detyruan nga izraelitët pasi nga tetor 2023 deri tani janë duke bërë gjenocid për zhdukjen e myslimanëve të Palestinës dhe në mënyrë të vazhdueshme prej 2 vitesh bombardojnë Iranin dhe Sirinë. Irani duhet ti tregonte izraelit dhe perëndimit se ka një kufi dhe ajo që bëri Izraeli duke shkelur traktatin e Vjenës dhe rezoluta të shumta kur bombarduan ambasadën në Damask dhe sulmi ishte si një përgjigje. Iranianët kishin lajmëruar amerikanët për këtë sulm por SHBA nuk dinte se ku do ishte goditja.

I pyetur nëse ky konflikt do të zgjerohet, Jazexhi u shpreh se shefi shtabit të ushtrisë iraniane u tha amerikanëve që ne e morëm hakun tonë për sulmin në Damask, por nga ana tjetër kemi qeverinë e izraelit që thonë se s’ka ndodhur asgjë. Për iranianët nuk do ketë sulm tjetër por mbetet nëse Izraeli do të godasë përsëri dhe atëherë Irani do përshkallëzojë sulmet e tij dhe kjo është një shqetësim për amerikanët.

SHBA duke qenë në krah të Izraelit ka shprehur se nuk është për përshkallëzim të konfliktit, por Netanyahu është duke luftuar për mbijetesën e tij është i rrezikuar në Izrael dhe po luan një lojë të të mbyturit që kërkon të mbysë këdo rreth tij. Amerikanët janë në një luftë të ftohët me Izraelin që në tetor kur Izraeli kërkoi të kryente gjenocid në gaza.

Amerikanët nuk duan të kryejnë përshkallëzim sepse për momentin n në fokus të tyre është Ukraina, risia dhe nëse kemi një përshkallëzim, nëse Izraeli vijon me provokimet dhe Irani përgjigjet, por kjo do jetë tmerr për NATOn dhe amerikanët sepse ata nuk përballojnë dot një luftë me dy fronte dhe prandaj amerikanët insistojnë që Izraeli të mos godasë prapa. Amerikanët duhet të ulin izraelitët me palestinezët në tryezë dhe të mbyllin konfliktin. Janë të dëshpëruar dhe duan ta bindin Izraelin që të bëjë paqe por kjo është në dorë të Benjamin Netanyahu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne