4 emra të rinj për President, arsyet e kandidimit: Kemi përmbushur kushtet e Rilindjes (VIDEO)

Të rinjtë e forumit rinor të PD-së kanë gjetur katër kandidatura të tjera për President: Mark Frroku, Armando Prenga, Elvis Rroshi dhe Arben Ndoka.

Në një kohë që ende nuk ka një emër zyrtar për postin e Presidentit PD ka menduar të bëjë ‘ofertat’ e saj.

Duhet thënë se të katër këta personazhe të skenës së politikës kanë qenë pjesë e ligjit të dekriminalizimit dhe janë larguar nga postet që mbanin. Çështja e dekriminalizimit është një nga pikat më të debatueshme mes mazhorancës dhe opozitës.

Arsyet që japin secili për të qenë Presidenti i ardhshëm:

”Arben Ndoka”: Jam këtu se dua të kandidoj se nuk ka një kandidat zyrtar dhe i plotësoj të gjitha kushtet

”Mark Frroku”: Edhe unë për të njëjtat arsye kam ardhur këtu, i plotësoj të gjitha kushtet

”Armando Prenga”: Edhe unë kam ardhur të kandidoj se i plotësoj të gjitha kushtet, kam vrarë, me drogë jam marë

”Elvis Rroshi”: Unë i kam plotësuar të gjitha kushtet dhe sepse jam shoku i Edi Ramës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne