4 MLN EUROT E SHQIPTAREVE PER KONCERTIN E KANYE WEST, RAMA: E BERA MOS TURPEROHET SHOIPÉRIA

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin e qeverisë për të akorduar 4 milionë euro për koncertin e reperit amerikan Kanye West, duke argumentuar se fondi u dha “në momentin e fundit” për të shmangur, sipas tij, një situatë të turpshme për Shqipërinë përpara rreth 25,000 të huajve nga 80 vende, të cilët kishin blerë tashmë biletat. Sipas Ramës, ndërhyrja financiare ishte e nevojshme për të shpëtuar eventin dhe për të ruajtur imazhin e vendit.

Për të mbështetur këtë vendim, kreu i qeverisë parashikoi se koncerti do t’i sillte ekonomisë shqiptare jo më pak se 100 milionë euro të ardhura nga turizmi, konsumi dhe rezervimet në hotele, duke e krahasuar ndikimin e pritshëm me përfitimet që, sipas UEFA, solli finalja e UEFA Europa Conference League Final 2022 në vitin 2022. Ai tha se mjafton të shihet rritja e rezervimeve në platformat turistike për fundjavën e koncertit për të kuptuar efektin ekonomik që pritet të ketë eventi.

Rama iu përgjigj me tone të ashpra kritikëve të financimit, të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e parave publike, duke i quajtur ata “korba”, “sorra” dhe “manipulues”. Kryeministri argumentoi se qeveria ka gjetur njëkohësisht fonde për shëndetësinë, pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe biznesin, ndërsa kritikët, sipas tij, po përpiqen ta paraqesin financimin e koncertit si një dëm për interesin publik./JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne