43 vite nga vrasja e mbretit saudit Fejsal

Njëri nga liderët më të shquar mysliman të shek. XX-të ishte mbreti saudit Fejsal bin Abdylaziz al Saud. Ai ishte djali i tretë i themeluesit të shtetit saudit mbretit Abdylazizit, ndërsa nëna e tij rrjedh nga një familje e respektuar ulemash Alu Shejh. U lind në vitin 1906 , fëmijërinë e kaloi tek gjyshi i tij nga nëna shejh Abdullah bin Abdylatif Alu Shejh, tek i cili ka marrë edukimin dhe arsimimin e parë pasi që nëna e tij sa ishte foshnje ka ndërruar jetë.

Babai i tij, mbreti Abdylaziz e ka kyç djalin e tij si i ri në aktivitete politike. Si fëmijë në moshën 13 vjeçare, ka vizituat Francën dhe Britaninë e Madhe. Gjatë kohës së mbretërimit të babait të tij Abdylaziz , princi Fejsal u shqua si në planin e brendshëm ashtu edhe atij ndërkombëtar. Ishte udhëheqës i delegacionit në bisedime për Palestinën në vitin 1939, ndërsa e ka udhëhequr ushtrinë e cila e ka shkatërruar kryengritjen dhe ka marrë kontrollin mbi Hixhazin në Arabinë Saudite.

Në vitin 1953 babai e ka emëruar për zëvendës ministër dhe ministër të punëve të jashtme, ndërsa pas vdekjes së babait të tij, pas marrjes së pushtetit nga vëllau i tij mbreti Saud, u emërua si trashëgimtar i fronit saudit dhe kryeministër i shtetit. Gjatë viteve të fundit mbretëria e mbretit Saud ishte e rënduar me vështirësi me mungesën e shpeshtë të tij për shkak të sëmundjes së tij. Ashtu që myftiu i atëhershëm saudit Muhamed bin Ibrahim Alu Shejh me 1 nëntor 1964 ka dhënë fetvan për zëvendësimin e mbretit Saud me princin Fejsal dhe ka bërë thirrje të jepet besa mbretit të ri Fejsal.

Mbreti Fejsal në politikën e tij të jashtme është interesuar shumë për çështjen e Palestinës. Ishte njëri nga kundërshtarët më të fortë kundër pranimit të Izraelit, si dhe është angazhuar për tejkalimin e ndryshimeve të cilët ekzistonin tek arabët dhe myslimanët si dhe është përpjekur për bashkimin e tyre në drejtim të çlirimit të Palestinës.

Njëri nga gjestet e t’ia fisnike për të cilin do të mbetet në kujtim mbreti Fejsal ishte telegrami të cilën e ka dërguar me 28 gusht 1966 presidentit të atëhershëm egjiptian Abdylnaserit, me lutje që të mos e varr Sejid Kutbin. Naseri atëherë ka dhënë urdhër zyrtarëve të tij që nesër në mëngjes ta varrin Sejid Kutbin, ndërsa telegramin nga mbreti saudit t’ia binin pas ekzekutimit të dënimit me vdekje. Pas saj ai ka dërguar telegramin mbretit saudit Fejsal me të cilin e njofton se ndërmjetësimi i tij ka qenë i vonuar pasi që në ndërkohë ka arritur pas ekzekutimit të dënimit me vdekje të Sejid Kutbit.

Mbretin Fejsal e ka vrarë nipi i tij Fejsal b. Musaid b. Abdylaziz. Vrasja ka ndodhur në ditën e sotshme, me 25 mars 1975. Gjatë takimit të mbretit saudit Fejsal dhe ministrit kuvajtian për naftë, princi Fejsal ka shkrepur plumbat dhe ka vrarë mbretin Fejsal.

Nuk dihen arsyet e vërteta pse është vrarë mbreti Fejsal, por shumë historian flasin se politika e tij jashtme dhe raporti i tij ndaj fuqive të jashtme, para se gjithash Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka rezultuar me vrasjen e tij. Si arsye theksohet edhe nxitja nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,pasi që mbreti Fejsal ka ndërprerë furnizimin me naftë gjatë luftës së tetorit të vitit 1973 në mes Egjiptit dhe Sirisë kundër Izraelit. Këtë theksim e mbështet edhe e dhëna se vrasësi ka kryer studimet në SHBA-të dhe ka pas marrëdhënie të mira me administratën amerikane. Për këtë ka folur edhe djali i mbretit Fejsal, princi Halid i cili këtë e ka përshkruar në një vjershë të tij.

Arsyeja tjetër e mundshme e vrasjes së mbretit Fejsal ishte edhe ngjarja e ndodhur në vitin 1965 kur vëllau më i vjetër i vrasësit, Halid b. Musaid u rebelua dhe u përpoq me armë të pushtojë disa institucione shtetërore. Në konflikt me policinë, Halidi është vrarë, ndërsa në atë kohë ministri i policisë ishte princi Fahd, më vonë mbreti Fahd. Shkaku i atentatit do të mund të ishte edhe thirrja e djemve të Saudit, pasi që mbreti Fejsal e ka marrë fronin nga babi i tyre, mbreti Saud i sëmurë.

Burimi : Islambosna/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne