Dy ministrave serbë iu ndalohet hyrja në Kosovë, shkak deklaratat dhe pozicioneve e tyre

Ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviq dhe ai i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin kanë bërë kërkesë që të hyjnë në Kosovë ditën e nesërme.
Por mësohet se kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga institucionet e Kosovës.

Stefanoviq dhe Vulin nuk do të mund të hyjnë në Kosovë deri në një vendim të ardhshëm nga Ministria e Jashtme. Të dy, e sidomos Vulin, janë të papranueshëm që të hyjnë në Kosovë për shkak të deklaratave dhe pozicioneve që mbajnë.

Edhe Marko Gjuriq ka bërë kërkesë që të hyjë në Kosovë. Por, edhe atij i është refuzuar kërkesa. Përkundër se Gjuriq ka thënë të premten se askush nuk mund ta ndalojë, ai mund edhe të arrestohet nëse tenton të hyjë në Kosovë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne