5 dokumenta për të aplikuar për pension

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike dy kërkesat e reja për marrjen e pensionit.

Të gjithë të moshuarit që aplikojnë për t’ju caktuar pensioni duhet të plotësojnë kërkesan e mëposhtme si dhe dokumentet që kërkohen nga zyrat lokale të ISSH. Të moshuarit që janë në prag të pensionit duhet të kenë parasysh respektimin e procedurën, ndërkohë që pensioni caktohet brenda 45 ditëve.

Një pjesë e të dhënave merren në zyrat e ISSH, ndërkohë që duhet të vërtetoni edhe vitet që keni punuar në kooperativë.

Në kërkesë plotësohen vitet e punës, që i moshuari pretendon se ka, të vërtetuara edhe nëpërmjet Librezës së Punës. Kjo kërkesë plotësohet edhe nga ata që përfitojnë pension invaliditetit, pension familjar dhe pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë.  Për të plotësuar kërkesa paraprake duhet të dorëzuar pesë dokumenta.

“Kopje e kartës së identitetit ose çertifikatë lindje personale me fotografi çertifikatë familjare. Certifikatë martese (për mbiemrin para martese për kërkueset femra). Libreza e punës. Diploma e shkollës së lartë (për gratë)”, – thuhet në formularin e publikuar nga ISSH.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne