5 të arrestuar në Tiranë për dhunë në familje

Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Tiranë të akuzuar për dhunë në familje.

Një prej të arrestuarve, shtetasi G. H., 48 vjeç, është dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje” ndërsa arrestimi i tij është bërë i mundur ditën e sotme.

Gjithashtu në pranga të policisë kanë rënë dhe 4 persona të tjerë, 3 prej të cilëve kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe njëri prej tyre ka dhunuar fizikisht vëllain.

“Komisariati i Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G.H, 48 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasit:

E.S, 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij;

F.L, 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Nr.5 arrestoi në flagrancë shtetasit:

H.V, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtje;

E.B, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij” thuhet në njoftimin e policisë./Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne