50 të infektuar të rinj dhe një viktimë, shkon në 1838 totali i të prekurve

50 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1838.

Një pacient 69-vjeçar nga Kruja ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pasi disa ditësh nën trajtim intensiv.

Të infektuarit e rinj janë 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës dhe Fier, 3 në Korçë, nga 2 raste në Vlorë dhe Elbasan, nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

64 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 7 janë në terapi intensive, 1 i intubuar.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 22 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1838 të infektuar,

– 42 viktima;

– 1114 të shëruar,

– 682 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 18 qershor është:

  1. Tiranë, 317 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 140 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 112 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 45 pacient aktivë,
  5. Fier, 28 pacientë aktivë,
  6. Elbasan, 11 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 10 pacient aktivë,
  8. Lezhë, 12 pacient aktivë,
  9. Kukës, 5 pacientë aktivë,
  10. Gjirokastër, 1 pacient aktiv.
  11. Berat, 1 pacient aktiv./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne