Bota

54 shtete të Afrikës presin kërkim falje nga Trump

Ambasadorët e 54 shteteve të Afrikës në Kombët e Bashkuara (OKB) kërkuan nga presidenti amerikan, Donald Trump, që të kërkoj falje për fjalët ofenduese ndaj refugjatëve që vijnë nga disa vende të Amerikës Latine dhe Afrikës.

Ambasadorët e 54 vendeve anëtare të grupit të Afrikës në OKB mbajtën një mbledhje urgjente në Nju Jork, lidhur me fjalët fyese të Donald Trump ndaj refugjatëve afrikan. Pas kësaj mbledhje, u publikua një deklarat e përbashkët që dënon qëndrimet e Trump-it

Në deklaratë u raportua se fjalët e Trump-it, që i përdori në një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se: “Pse po i pranojmë këta njerëz që vijnë nga vende të ndyta”, duke i’u referuar vendeve të Haitit, El Salvador dhe Afrikës, janë konsideruar si ‘skandaloze dhe raciste’ dhe janë dënuar në mënyrë të fuqishme.

Në deklaratën ku thuhet se: “Është shqetësuese që ka filluar të rritet tendenca e përbuzjes së afrikanëve për shkak të ngjyrës së tyre në institucionet amerikane”, u theksua se Afrika është në solidaritet me Haitin dhe popujt e tjerë të fyer.

Në deklaratën në të cilën është kërkuar nga Trump që të tërheq fjalët e thëna dhe të kërkoj falje, u falënderuan të gjithë amerikanët që dënuan presidentin amerikan, Donald Trump. Në anën tjetër, në shumë shtete afrikane duke përfshir edhe Senegalin dhe Botswan, ambasadorët amerikan janë thirrur në Ministritë e Punëve të Jashtme, për shkak të fjalëve fyese të Trump-it./sputnik