Arrestohet ish agjenti i CIA-s amerikane

Një ish agjent i CIA-s amerikane është arrestuar për shkak se ka mbajtur dokumente super sekrete dhe është munduar t’i zbulojë ato në interes të qeverisë kineze.

Xheri Chan Shing Li, ish agjent i CIA-s amerikane është arrestuar pasi akuzohet për bashkëpunim me qeverinë kineze dhe zbulimin e dokumenteve super sekrete të Amerikës. Li ka punuar për CIA-n amerikane që prej vitit 1994. Ai është shtetas amerikan që ka jetuar në Hong Kong. Në kohën kur Li kishte udhëtuar në Amerikë atij i është gjetur një bllok me emrat dhe numrat e telefonit të agjentëve të CIA-s si dhe disa dokumente super sekrete amerikane.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne