Kush kritikon Qeverinë Rama është terrorist, sipas Lindita Nikollës

“Nëse shfaq inat ndaj qeverisë apo politikës së jashtme të saj do të quhesh ekstremist”. Këto teza të forta të ngjahsme me nenin famëkeq të Agjitacion Propagandës së Diktaturës kanë nisur të qarkullojnë në auditoret e gjimnazave nga ministria e Arsmit.
Në mënyrë të papreçedentë, Ministria e Arsimit ka nisur një fushatë në të gjithë shkollat e mesme në gjithë vendin ku trajnon mësuesit për mënyrën se si duhet të indokrinojnë nxënësit në mbështetje të qeverisë. Trajnimi në vija të trasha shitet si një seminar ku mësuesit orientohet se si duhet të sillen në rastet e shfaqjeve të prirjeve ekstremiste tek nxënësit e shkollave të mesme. “Qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Arsimit, ka zhvilluar këtë modul në mënyrë që mësuesit të kuptojnë se si mund të minimizojnë dhe adresojnë sjelljet antisocialë dhe ekstreiste në shkollat tona. Nuk është roli i stafit të shkollës për të marrë rolin e hetuesit. Roli ynë është të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën brenda munësive tona për të mbështetur nxënësit tanë, të krijojnë mjedis të sigurtë dhe gjithëpërfshirës për të mësuar dhe të punojmë në partneritet me prindërit dhe komunitetin për të siguruar që çdo nxënës të mund të lulëzojë në shkollë”, thuhet në hryjen e manualit të Nikollës.
Manuali që u është shpërndarë mësuesve në rreshtat e parë të tij flet për penalizimin e nxënësve që flasin kundër qeverisë, politikanëve në mazhorancë dhe që sipas opinionit të vet mësuesit duhet të ndahen nëse nxënësi mendon apo jo në mënyrë të gabuar rreth forcës që drejton pushtetin.

Pasi specifikohet këto çështje si më të rëndësishme, në vijim vijojnë pikat që kanë të bëjnë me elementët e vërtetë që mund të përcjellin terrorizëm. “Studenti shfaq një qëndrim të fortë, por të gabuar dhe sipërfaqësor rreth fesë apo politikës; Shfaqin inat ndaj politikave të qeverisjes sidomos për politikën e jashtme; Shprehen jo tolerant në mënyrë agresive ndaj një kulture tjetër apo feje tjetër; Përdorin ndasi të shfaqur në përdorimin e termave NE dhe ATA; Marrin pjesë në forume online që lidhen me terrorizmin; Ndryshojnë mënyrën e tyre të veshjes apo të pamjes së jashtme; Mbajnë simbole (tatuazhe, bluza, varëse), të cilat shprehin përkatësi ndaj një grupi; Qartësisht identifikojnë një grup tjetër si kërcënues ndaj parimeve të tyre dhe kanë tendencën që të fajësojnë atë grup për çdo problem politik apo social që hasin”, thuhet në manualin e Nikollës.

E pa dëgjuar më parë, kjo nismë mban firmën dhe vulën e Ministrisë së Arsimit dhe po vijon si një fushatë nëpër shkolla, ndërkohë që nxënësit që shfaqin prirje kundër qeverisë do të shpallen terroristë dhe do të penalizohen. Në dokumentat e këtij trajnimi po ndodh një skandal i vërtetë që cënon një ndër liritë kryesore të fituara pas ndryshimeve demokratike të viteve ’90.
Me pretekstin e identifikimit të elementëve terroristë brenda institucioneve, Ministria e Arsimit e drejtuar nga Lindita Nikolla, i sugjeron mësuesve të raportojnë çdo opinion ndryshe, çdo pakënaqësi apo mendime të thjeshta, që nxënësit kanë për realitetin politik, ekonomik që i rrethon. Po sipas Ministrisë, veshjet apo tatuazhet mishërojnë prirje ekstremiste tek nxënësi. Mësuesit kthehen në detektorë terroristësh, që hetojnë dhe sinjalizojnë opozitarët e qeverisë./ rd

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne