54 vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën, detajet e policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës. Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Dyshohet se gruaja vuante nga depresioni dhe sipas policisë dyshohet të jetë hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë.

Sipas informacioneve, 54-vjeçarja jetonte e vetme në banesë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.09.2020, në lagjen “Pavarsia 2”, është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë. Kjo shtetase dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne