6 mijë € për të liruar të burgosurin/ Tensione në GJKKO, gjyqtarja: Kam 1 vit që pres arrestimin! E stisur se s’njoha Valbona Sakon në krye të Bashkisë Durrës!

Tensione në Gjykatën e Korruprionit dhe Krimit të Organizuar!  Në nisje të seancës gjyqtarja Mimoza Margjeka ka debatuar ashpër me uniformat blu,të cilat i akuzon se nuk kanë pasur një urdhër shoqërimi duke e konsideruar këtë proces si të stisur. Ajo thotë se e gjitha ka ardhur si pasojë e vendimit që ka dhënë Margjeka, e cila nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit. Ndër të tjera, ajo kundërshton mënyrën e shoqërimit, sipas së cilës nuk ka pasur një police grua, siç e parashikon ligji.

“Kam 5 orë që pres policinë që të vijnë të më shoqërojnë. Në 09:30 jam bërë gati dhe kam njoftuar avokatin dhe të gjithë. Nuk ka shkresë shoqërimi. Unë nuk kam asnjë, janë stisje të shtetit, një police femër nuk kishit dhe më çuat në bodrum. Unë nuk jam njeri ordiner, kur ma bëni mua. Një urdhër e kanë marrë dorazi se kanë harruar, harrojnë gjyqtarin që e bën zhele për dy ditë, ca i bëni njerëzve ju. Është e turpshme, po më dhemb koka. E kam pritur një vit që pres të më arrestojnë, Jam e kënaqur që e bën. Gjykata të kontrolloj dokumentet se i bëjnë mbrapa“, tha ajo.

Bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, Arben Cara, dhe dy të dyshuarit e tjerë për korrupsion në Durrës Nejton Bali dhe Klaudio Zhilla kanë dalë këtë të shtunë para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Report Tv sjell foto nga brenda sallës së gjyqit e cila po zhvillohet nën masat që i dikton COVID-i. Ata akuzohen se janë bërë pjesë e një skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Nejton Bali ishte vëllai i të burgosurit, ndërsa Zhilla dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit.

1599904228_1599903975eb23f27b10ae4ef3b9b13a96998bc58b.jpg

Foto nga seanca gjyqësore, me bluz blu Arben Cara

Avokati Skënder Demiraj i shoqëruar nga policia

Kanë qenë telefonata e Balit me nënën në përpjekje për të siguruar paratë që zbuloi korrupsionin. Pjesë e skemës korruptive ishin edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe avokati Skënder Demiraj. Këto dy të fundit janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa bashkëshorti i saj Arben Cara dekan i fakultetit të Juridikut në Universitetin e Durrësit, i cili mori në dorë lekët dhe dy sekserët Nejton Bali dhe Klaudio Zhilla u vendos “arrest me burg”.

1599907799_margjeka.jpg

Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, pasi sipas saj nuk ka asnjë prove, por mbi të gjitha ka një fëmijë 3 vjeç për të cilin duhet të kujdeset. Në dëshminë nga brenda seancës, të cilën e ka zbardhur gazetari i Report Tv, Arsen Rusta gjyqtarja shprehet se kjo çështje nuk është gjykuar nga ajo.

“Çështjen që me akuzoni as nuk e dija që ekzistonte. S’isha unë realtori i çështjes. Udhëzimi më lejon caktimin e masës së sigurisë, garanci pasurore. E kam mësuar ditën e seancës. As bashkëshorti im s’ka tagër të guxoj e të më thotë se çfarë po bëhet me një person. Burri im nuk takon asnjë, u thotë “ke gjyq me gruan time, mos më tako”. Mu gjat mandati në Korçës u shqetësova. Jam e deleguar në Vlorë, Gjirokastër e Korçë. Burri im ka kërkuar një dhomë hoteli në Korçë se ku do të rrinim. Të gjithë e dimë se ku flemë, më një fëmijë 3-vjeç. Po mbijetojmë që po shkojmë në punë. S’kisha mundësi që të kërkoja gjë tjetër dhe po të doja. S’kam marrëdhënie pozitive me gjyqtarët në Korçë. Një çështje që s’e kam unë, del emri im. Kam edhe sms se kanë tentuar të më korruptojnë, por s’kanë shanse, s’guxojnë. Unë arrest shtëpie jam me fëmijë 3 vjeç. Gjeni dike të më çoj fëmijët në kopsht. S’kanë asnjë provë për mua. Të revokohet masa. Hetim me bujë  e në fund pafajësi”, mësohet të ketë thënë gjyqtarja.

Report Tv ka zbardhur dëshminë e avokatit, Skënder Demiraj i cili akuzohet se ndërhyrë te gjyqtarja për ndryshimin e masës së sigurisë së klientit të tij.  Mësohet se ai mohuar të ketë marrë lekë, duke hedhur akuza ndaj Nejton Bali, vëllait të të burgosurit.

“Nëse do ishin paguar lekë, do kalonin përmes meje. Jam 68 vjeç, nuk gënjej, nuk kam marrë asnjë qindarkë. Mendoj se Nejton Bali ka gënjyer mamanë për t’i marrë lekët dhe i ka lënë në bixhoz”, ka thënë ai.

Tensione gjatë shoqërimit në GjKKO të gjyqtares Mimoza Margjeka. Margjeka kundërshton mënyrën e shoqërimit, sipas së cilës nuk ka pasur një police grua, siç e parashikon ligji dhe pretendon se e gjitha është një proces i stisur pasi nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.

“Kam 5 orë që pres policinë që të vijnë të më shoqërojnë. në 09:30 jam bërë gati dhe kam njoftuar avokatin dhe të gjithë. Nuk ka shkresë shoqërimi. Unë nuk kam asnjë, janë stisje të shtetit, një police femër nuk kishit dhe më çuat në bodrum. Unë nuk jam njeri ordiner, kur ma bëni mua. Një urdhër e kanë marrë dorazi se kanë harruar, harrojnë gjyqtarin që e bën zhele për dy ditë, ca i bëni njerëzve ju. Është e turpshme, po më dhemb koka. E kam pritur një vit që pres të më arrestojnë, Jam e kënaqur që e bën. Gjykata të kontrolloj dokumentet se i bëjnë mbrapa”, tha Margjeka.

/shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne