60 për qind e amerikanëve mendojnë se mediat në Amerikë janë të njëanshme

Në mes të valës të diskutimeve të vazhdueshme të mediave kryesore amerikane (MSM) lidhur me dyshimet ndaj Rusisë për ndërhyrjet e saj në politikën amerikane, një sondazh i fundit nga Sputnik ka zbuluar rezultate befasuese.

Rreth 59 për qind e amerikanëve (gati 60%) mendojnë se mbulimi që i bëjnë mediat kryesore amerikane (MSM) axhendës dërkombëtare dhe vendore në vendin e tyre është i njëanshëm dhe i pabesueshëm, sipas një sondazhi të kryer nga francezja e njohur Ifop (Instituti Francez i Opinionit Publik).

Ifop e autorizuar nga sputnik intervistoi të anketuarit, duke i pyetur ata, “A mendoni se mediat kryesore në SHBA mbulojnë ngjarjet ndërkombëtare dhe vendase në mënyrë të drejtë, ose a mendoni se mbulimi është i padrejtë pasi ndikohet nga politikanët apo bizneset e mëdha?”

Sipas sondazhit, 27 për qind besojnë se mbulimi nga MSM i ngjarjeve të huaja dhe të brendshme është i drejtë, ndërsa pjesa tjetër, 14 për qind thanë se nuk dinin gjë.
Në të njëjtën kohë, pjesa e njerezve që nuk u besojnë mediave të medha në SHBA është rritur mbi gjashtë për qind gjatë një periudhe dy vjet e gjysëm, krahasuar me rezultatet e një sondazhi në maj 2015.

Vëzhgimi i Ifop u krye në vazhdën e akuzave të vazhdueshme të mediave kryesore të SHBA rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe përpjekjet e saj për të ndikuar në politikën e brendshme. Rezultatet e sondazhit tregojnë se ndërsa MSM vazhdon të sulmojë Rusinë, duke mos siguruar as edhe një provë të vetme për të mbështetur pretendimet, besueshmëria e tyre në sytë e audiencës së tyre po fundoset.

Një nga shembujt më të fundit të sulmeve ndaj Rusisë ishte një ngjarje në The Washington Post që tregonte se një hetim i Google kishte zbuluar përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet amerikane duke blerë reklama në YouTube, Gmail dhe platforma të tjera. Gazeta citoi pa përmendur emra “persona të njohur me investigimin”, ndërsa nuk pranoi të bëjë komente. Raporti akoma nuk është konfirmuar që kur u botua në fillim të tetorit.

E vecanta e sondazhit të IFOP është se ai ka zbuluar se 75 për qind e atyre që votuan për Donald Trump nuk i besojnë mediave të medha amerikane (MSM), pothuajse dy herë më shumë se mbështetësit e Hillary Clintonit (38 përqind). Këto rezultate janë qartësisht të kuptueshme. Trampi dhe anëtarët e ekipit të tij që nga fushata e tij presidenciale janë shënjestruar intensivisht nga MSM për lidhjet e tyre të dyshuara me qeverinë ruse.

Në përpjekjet e tij për t’iu kundërvënë përhapjes të dezinformatave, Trampi ka konribuar shumë në popullarizimin e konceptit të “lajmeve të rreme,” një etiketim që presidenti amerikan i ka bashkangjitur një numri të mediave MSM.

Anketa u autorizua nga Sputnik dhe u krye nga Ifop më 20-27 shtator 2017, duke intervistuar 802 persona mbi 18 vjeç në Shtetet e Bashkuara./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne