60 shqiptarë bllokohen në Kakavijë, nuk lejohen që të futen në tokën shqiptare

60 shqiptarë janë aktualisht në tokën neutrale, në pikën kufitare të Kakavijës.

Mësohet se shqiptarët kanë kaluar doganën greke, por nuk janë lejuar të futen në tokën shqiptare. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të merret për shqiptarët e bllokuar në kufi.

Pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, qeveria ka mbyllur kufijtë me vendet e tjera.

Në pikat doganore lejohen të kalojnë vetëm kamionë dhe furgonë që transportojnë mallra ushqimore, medikamente e mjete spitalore.

Një ditë më parë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj u shpreh se ai është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke për këtë çështje.

Ndërsa, sot Partia Demokratike i bëri thirrje qeverisë që të riatdhesojë çdo shqiptar, pasi vendimi i qeverisë është i jashtëligjshëm./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne