62 organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ngrenë padi kundër krimeve të Arabisë Saudite në Jemen

62 organizata ndërkombëtare jo qeveritare për të drejtat e njeriut, nga OKB kanë kërkuar të krijojë një komitet hetimor të pavarur për të shqyrtuar krimet e luftës dhe shkeljen e të drejtave të njeriut nga Arabia Saudite në Jemen.

Gazeta franceze Le Monde, shkruan se 62 organizata jo qeveritare, kanë paralajmëruar mbi pasojat e krimeve të Arabisë Saudite në Jemen dhe mbi përhapjen e sëmundjes së kolerës në këtë vend, për shkak të agresionit saudit. Ndër nënshkruesit e peticionit që i është drejtuar OKB për këtë rast, ishin edhe organizatat Human Rights Watch dhe Amnesty International. Këto organizata gjithashtu janë shprehur të shqetësuar për faktin se Arabia Saudite duke bllokuar dhe rrethuar Jemenin, pengon dërgimin e ndihmave humanitare për këtë vend. Organizatat në fjalë kanë dënuar agresionin e koalicionit arab të kryesuar nga Arabia Saudite, ku në sulmet kundër Jemenit ka shkatërruar shkolla, spitale, tregje dhe shtëpi banimi në Sana kryeqytet dhe zona të tjera, duke kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika prej marsit 2015 ka nisur agresionin kundër Jemenit duke lënë të vrarë mbi 10 mijë civilë shumica gra dhe fëmijë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne