Lavrov: Funksionarët amerikanë janë psikopatë

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se vendimi i Uashingtonit për mbylljen e tre qendrave diplomatike të Rusisë në San Francisko, Uashington dhe në Nju Jork, tregon se funksionarët amerikanë kanë probleme psikologjike.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrov, të premten tha se vërehen shenja që tregojnë ekzistimin e problemeve psikologjike te funksionarët amerikanë dhe shtoi: “Moska me patjetër do t’i kundërpërgjigjet vendimit të Amerikës për mbylljen e tre qendrave diplomatike të Rusisë në këto tre qytete të mëdha të Amerikës”. Ndërkohë që ky veprim i Uashingtonit sipas funksionarëve amerikanë, konsiderohet kundërpërgjigjeje ndaj kërkesës së muajit të kaluar të Rusisë që Shtetet e Bashkuar të reduktojnë numrin e personelit në misionet diplomatike në vend. Moska tha se veprimi i saj ishte kundërpërgjigjeje ndaj sanksioneve amerikane. Uashingtonit iu kërkua një reduktim prej 755 diplomatësh. Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson njoftoi dje përmes një telefonate homologun e tij Lavrov për mbylljen e konsullatës ruse në San Francisko. Rusia ka afat deri të shtunën që të mbyllë një aneks konsullor në Uashington, një aneks konsullor në Nju Jork dhe konsullatën e saj në San Francisko. Vlen të theksohet se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë janë tensionuar për shkak të sanksioneve amerikane të cilat Uashingtoni i ka vendosur ndaj Moskës duke akuzuar atë për veprime destabilizuese në Ukrainë dhe ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne