Merkel: Gjermania rishikon marrëdhëniet e saj me Turqinë

Kancelarja e Gjermanisë të premten kritikoi ashpër vazhdimin e arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi dhe deklaroi: “Berlini ndoshta do të rishikojë marrëdhëniet e tij me Ankaranë”.

Maria Adebahr, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, deklaroi se konsullata e Gjermanisë në qytetin Izmir të Turqisë nëpërmjet burimeve joqeveritare, është informuar për arrestimin e dy shtetasve të tjerë gjermanë në Turqi. Në këtë mënyrë numri i shtetasve gjermanë të arrestuar në Turqi me akuza politike, ka shkuar në 12 persona. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Angela Merkel tha se në rrethana të tilla nuk është mirë që të zhvillohen më shumë negociata me Ankaranë në lidhje me çështje të ndryshme si për partneritetin e Turqisë në Unionin Doganor të Evropës. Tensionet mes Gjermanisë dhe Turqisë gjatë muajve të fundit janë shtuar në masë të madhe për shkak të çështjeve të ndryshme duke filluar që nga moslejimi i zhvillimit të fushatës elektorale të funksionarëve turq në Gjermani për referendumin rreth ndryshimit të Kushtetutës së Turqisë, strehimi në Gjermani i të ashtuquajturve organizatorë të grusht shtetit dhe së fundi arrestimi i shtetasve gjermanë në Turqi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne