Trump kërkon mbledhje për reformimin e strukturës së OKB-së

Donald Trump, presidenti i SHBA-ve, synon të organizojë një mbledhje më 18 shtator të këtij viti në Nju Jork për të fituar përkrahjen për ndryshimin dhe reformimin e strukturës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters, njofton se qëllimi i kësaj mbledhje është fitimi i përkrahjes së vendeve të ndryshme të botës ndaj deklaratës politike 10 pikëshe të Amerikës dhe mbështetja e përpjekjeve të Antonio Gutteres, sekretarit të përgjithshëm të OKB, për fillimin e reformave efikase dhe kuptimplote në këtë organizatë. Mbledhja të cilën pritet ta organizojë Donald Trump në selinë e OKB-së, do të zhvillohet një ditë para fjalimit zyrtar të tij në mbledhjen vjetore të AP të OKB. Në tekstin e deklaratës politike të Amerikës thuhet: “Ne mbështesim sekretarin e përgjithshëm të OKB-së në iniciativën e tij për krijimin e ndryshimeve të sistemuara në strukturën e OKB-së dhe për shtimin e koordinimit të saj në çështjet humanitare, si dhe iniciativat e tij për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe për zhvillim në mbarë botën”. Amerika gjithashtu do të rishikojë çështjet në lidhje me praninë e saj në misionet paqeruajtëse. Trump ka thënë se shuma e buxhetit të Amerikës që ndanë për OKB-në, gjithashtu nuk është e drejtë. Ai ka bërë përpjekje që të reduktojë ndihmat e Amerikës për këtë Organizatë. Presidenti i Amerikës ka thënë se OKB është shndërruar në një “klub në të cilin individët mblidhen së bashku dhe vetëm merren me llafe”. Vlen të theksohet se Amerika siguron 22 % të buxhetit 5.5 miliardë dollarë në dy vite të OKB dhe 28 % të buxhetit 7.3 miliardë dollarë për misionet paqeruajtëse të kësaj Organizate./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne