Një 51 vjeçar është arrestuar pasi po tentonte të fuste në Shqipëri 680 595 euro që dyshohet se rrjedhin nga krimi. Lefter Nelaj është arrestuar teksa hyri në Shqipëri nga Mali i Zi përmes pikës kufitare të Muriqanit.
Muriqan- Plot 680 mijë e 595 euro janë tentuar të futen në Shqipëri nga Muriqani, pika kufitare me Malin e Zi. Paratë të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi janë tentuar të futen të fshehura në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme të një furgoni që drejtohej nga një 51 vjeçar nga Fushë Miloti.
Në njoftimin për median policia e Shkodrës informon se operacioni i koduar “Burimi” u ndërmor si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Ne si polici kufitare kemi patur disa raste të kapjes së mosdeklarimit të parave në kufi. Kemi pasur rritje. Në rast se në 2022-shin kemi pasur reth 32 raste me rreth 3.6 mln euro kryesisht nga individë apo kompani trasnporti, që transportonin para të padeklaruara. 79 raste për 2023-shin rreth 2.8 mln euro dhe në 2024 rreth 62 raste me 2.3 mln euro. Një rast është goditur mbrëmë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit për transportin e parave cash rreth 600 mijë euro” tha Boshnjaku. /Shqiptarja