7000 femra me emrin Vlora në Kosovë

Shoqata “Labëria” shpreh shqetësimin e vet për emrat e fëmijëve në Shqipëri. Në një aktivitet të mbajtur në Kosovë, është vënë në dukje tradita e mirë kosovare e emrave, ndërkohë që në Shqipëri, ka një prirje për emra të huaj nga Evropa.

Por në këtë kuadër, ambsadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka zbuluar se në Kosovë, ka mbi 7000 vajza e gra të quajtura Vlora dhe sipas tij po punohet që të organizohet një ekskursion në qytetin e Vlorës, njësoj si ai i realizuar me 50 vajza e gra me emrin Saranda që u çuan në Sarandë.

Tema e emrave ngrihet shpesh si problem në Shqipëri dhe është një çështje që më herët është trajtuar edhe në nivel shtetëror. Nomenklatura e emrave ilirë është menu e imponuar deri diku nga shteti i Enver Hoxhës. Emrat me origjine te lashtë popullonin regjistrat e gjendjes civile që nga mesi i viteve ’70.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne