Shqiperia

Negociatat brenda 2019, Fleckenstein në Tiranë: S’ka kushte shtesë, qeveria të mos ndalë punën

Pas vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë brenda vitit 2019, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në një diskutim, lidhur me atë çka pritet nga Shqipëria, pas 10 konkluzioneve të shpallura nga BE.

Mesazhi i parë i Fleckenstein ishte të mos ndalet puna për deri në çeljen e negociatave vitin e ardhshëm, ndërsa nga qeveria kërkoi përshpejtimin e këtij procesi. Gjatë tryezës së diskutimit në prani edhe të ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe përfaqësues të tjerë të politikës, Fleckenstein tha se BE nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë.

Sipas tij, fokusi i punës duhet të përqendrohet te puna me Vetingun, një ligj të mirë me reformën elektorale, qeveria duhet të përshpejtojë këtë proces.
Ka kushte, por nuk janë kushte të reja. Askush nuk duhet ndaluar së punuari deri në çeljen e negociatave. Duhet vazhduar puna me Vetingun, një ligj të mirë me reformën elektorale. Qeveria duhet të përshpejtoj këtë proces. Këto nuk janë kushte të reja.
25 nga 28 shtetet do të kishin thenë ok vazhdoni. 6 nga 8 grupet kanë thënë që të vazhdojnë me negociatat. Merkel ka bërë të pamundurën që ta bindë presidentin Macron. Do kishte qenë më e suksesshme po të kishte qenë përfundimi me i shkurtër. Urime dhe duke qenë serioz do kisha dashur që negociatat të kishin filluar një vit më parë por është një rezultat i mirë.

Dhe ato që kanë qenë skeptike nuk e kanë bërë për Shqipërinë, por për të reformuar brenda njëri-tjetrin. Por disa shtete kanë thënë qe reformat brenda vetes duhet ti bëjmë me njeri-tjetrin.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE

Këshilli i Europës vendosi në 26 qershor hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë brenda vitit 2019. Lajmi u përshëndet edhe nga vendet euroskeptike brenda BE-së, siç ishte dhe rasti i Holandës.

Vlahutin: Politika të bashkohet, ndryshe integrimi vështirësohet
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, i bëri thirrje politikës shqiptare që të bashkohet, sepse në të kundër procesi i integrimit është shumë i vështirë.

Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo bashkim retorik, jo bashkim në kuptimin e të folurit për objektiva të përbashkëta. Duhet të jetë një objektiv i mirëfilltë kombëtarë për të cilën punon gjithëkush. Një gjë që e kemi konstatuar në çdo vend tjetër dhe mendoj që e shikoj edhe këtu është që disa grupe interesi do ta kenë kuptuar se çfarë nënkupton BE-ja dhe mund të dëshmojë nga shembuj të tjerë. Do të ketë disa grupe që nuk do të duhet të nxitojnë sepse nuk është në interesin e tyre.
Integrimi Europian nuk është për njerëz që kanë programe apo agjenda të fshehura. Është me rëdësi që të punohet për këtë unitet. Është përgjegjësi qoftë e shumicës dhe e pakicës. Mendoj se shumica duhet të shtrijë dorën gjithë kohën, sepse është e rëndësishme të krijojë një dialog për këtë bashkim kombëtar sepse pa këtë ky është një proces shumë i vështirë, thuajse i pamundur.

Vendet e BE kanë njohur atë çfarë keni bërë dhe kjo mendoj se është e rëndësishme. Ka një grup jashtë mase të madh vendesh që ishin të bindura se reformat e kryera në këtë vend kanë arritur fazën ku ju mund të ecni përpara. Pra duhet që tu provoni që kanë të drejtë. Ka edhe pak vende që janë do të thoja paksa jo skeptike, por të kujdesshme dhe ju duhet tu provoni që ajo që ju keni bërë duhet të përfitojë edhe nga mbështetja e tyre.
Ata i kanë njohur reformat dhe ata e kanë njohur, por duhet të jenë tërësisht të sigurta që ajo që ndodh në Shqipëri është përtej pikës së kthimit. Pra duhet bërë shumë me shtetet anëtare. Keni shumë shumë miq aty dhe mendoj se e vetmja gjë që duhet të ndodhë është që të përshpejtohet ky motor i reformave. Do të jetë një vit i vështirë. Një lloj konsensusi real të ndodhe sa me shpejt te jete e mundur.

Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Tiranë

OPINIONE