Shqiperia

Arrestohet tregtari, dhunoi Inspektorin e Hetimit Tatimor

Një i ri nga Tiranë që kishte një  biznes në Golem është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar  një inspektori tatimor.

Sipas njoftimit nga policia i riu është Tafjon Morina dhe ka goditur inspektorin e Tatimeve.

Njoftimi i plotë

Goditi për shkak të detyrës Inspektorin e Hetimit Tatimor, arrestohet menjëherë nga Policia e Shtetit.

Më datë 01.07.2018, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin :

– Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë (pronar i një subjekti).

Ai, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

OPINIONE