79 parlamentare te kuvendit te Kosoves mbeshtesin genocidin Izralit kundra Palestines dhe vendeve fqinje me Izraelin

Kosova është bërë vendi i dytë me shumicë myslimane që miratoi Aleancën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (IHRA) – duke iu bashkuar 43 vendeve të tjera.
Kosova ka miratuar rezolutën e përkufizimit të përcaktuar nga IHRA të enjten e 8 qershorit, derisa vendimi është publikuar nga e Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Ndërkaq, IHRA është e vetmja organizatë ndërqeveritare e mandatuar të fokusohet vetëm në çështjet e lidhura me Holokaustin dhe e ka përcaktuar antisemitizmin si një “perceptim të caktuar të hebrenjve”, duke përfshirë urrejtjen retorike dhe fizike ndaj hebrenjve, shkruan FoxNews, transmeton AlbanianPost.

“Antisemitizmi është një perceptim i caktuar i hebrenjve, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit janë të drejtuara ndaj individëve hebrenj ose johebrenj ose pronës së tyre, ndaj institucioneve të komunitetit hebre dhe objekteve fetare”, shkruan faqja zyrtare e IHRA-s.

Edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, falënderoi kuvendin për vendimin e marrë, përmes një cicërime në Twitter.

“Dua të falënderoj 79 deputetët e të gjitha partive në pushtet dhe opozitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës që sot njëzëri votuan dhe miratuan përkufizimin e punës të IHRA-s për antisemitizmin. Ne mbetemi të përkushtuar për afrimin e dy vendeve dhe popujve tanë”, shkroi Ziv.

Në mars të vitit 2021, Kosova ndërtoi marrëdhëniet e saj me Izraelin, kur vendi hapi një ambasadë në Izrael në Jerusalem.

Ky hap ishte i diskutueshëm, pasi ishte vendi i parë evropian që krijoi një ambasadë në qytetin e diskutueshëm, statusi i të cilit është në thelb të konfliktit izraelito-palestinez.

Përndryshe, antisemitizmi është, paragjykimi urrejtja, ose diskriminimi kundër hebrenjve për arsye që lidhen me trashëgiminë e tyre religjioze.
Kjo dukuri mund të manifestohet në shumë mënyra, duke filluar nga shprehja e urrejtjes apo diskriminimi ndaj hebrenjve – sulmeve të organizuara nga turmat e dhunshme, policia e shtetit, apo sulme ushtarake karshi tyre.

Mohimi i Holokaustit dhe teoritë e konspiracionit rreth hebrenjve konsiderohen gjithashtu forma te antisemitizmit.

Në Evropën mesjetare u besohet teorive konspirative, se hebrenjë helmuan puse, kishte vrarë Jezusin, dhe kishin konsumuar gjakun e të krishterëve në ritualet e tyre, pavarësisht se këto në kundërshtim me ligjin fetar e tyre.

Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-konspiracionsitet pretendouan se hebrenjtë apo masonët po komplotonin për të vendosur kontrollin mbi botën.
Shumë teorie të ndryshme konspirative kanë qenë të ndërlidhur me hebrenjtë dhe bankat, duke përfshirë mitin që sistemi bankar botëror dominohet nga familja Rothschild, se çifutët kontrollojnë Wall Street dhe sistemin Rezerva Rederale të SHBA-s

BURIMI: Albanianpost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne