8 Marsi dita e protestës që në Shqipëri është shndërruar në festë

Dita e sotme shënon 8 marsin ditën ndërkombëtare të gruas. Dita ku më shumë se çdo herë tjetër kërkohen të drejta të barabarta, kërkohet që tiu jepet fund abuzimeve dhe nëpërkëmbjes gjinore. Padyshim që një ditë proteste, pavarësisht se në vendin tonë kjo ditë është tërësisht e tranformuar.

Çdo 8 mars femrat në Shqipëri ‘’përfitojnë’’ për të festuar nën shoqërinë e mikeshave dhe për të qenë disi më të pavarura nga pjesa tjetër e familjes.

Dhe kohë pas kohe më shumë se festa e grave është shndërruar në festën e nënave, festën ku çdo dhuratë ndaj tyre merr një tjetër kuptim.

Në fakt kjo ditë daton shumë herët që në fillimet e shekullit të shkuar në vitin e largët 1908.

Ajo është e lidhur me një ngjarje tragjike. Një grup punëtoresh në një fabrikë tekstili në Nju Jork bënë grevë kundër kushteve ekstreme të punës.

Më 8 mars, fabrika u mbyll dhe punëtorët mbetën të bllokuar brenda. Papritmas shpërtheu një zjarr, ku vdiqën 129 punëtore. (E.K/SHUPLAKA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne