82 palestinezë të vrarë në Gaza gjatë 24 orëve, rritet në 32.705 shifra e përgjithshme

Të paktën 82 palestinezë të tjerë u vranë dhe 98 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës. “Forcat okupuese izraelite kryen tetë masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 82 dëshmorë dhe 98 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, theksohet më tej. Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku të paktën 32.705 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 75.190 janë plagosur që nga 7 tetori, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Gaza që nga një inkursion ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë 1.200 njerëz. Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme, krahas një bllokade gjymtuese të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne