82 të infektuar të rinj dhe një viktimë, shkon në 1672 totali i të prekurve

82 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1672.

Kjo është dita me më shumë të infektuar që prej marsit.

Një pacient 68-vjeçar nga Puka ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pasi disa ditësh nën trajtim intensiv.

Të infektuarit e rinj janë 28 në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 7 në Vlorë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan dhe rast 3 në Kamzë, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

50 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 8 janë në terapi intensive, dy të intubuar.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 20 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1672 të infektuar,

– 37 viktima;

– 1064 të shëruar,

– 571 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 15 qershor është:

  1. Tiranë, 249 pacientë aktivë,
  2. Shkodër, 68 pacientë aktivë,
  3. Krujë, 63 pacientë aktivë,
  4. Kamëz, 27 pacientë aktivë,
  5. Durrës, 25 pacientë aktiv,
  6. Pukë, 11 pacient aktivë,
  7. Vlorë, 21 pacient aktivë,
  8. Lushnje, 13 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 6 pacientë aktiv,
  10. Korçë, 1 pacient aktiv,
  11. Librazhd, 1 pacient aktiv,
  12. Mallakastër, 2 pacient aktiv,
  13. Tropojë, 2 pacientë aktiv,
  14. Mat, 2 pacientë aktivë,
  15. Lezhë, 3 pacient aktiv,
  16. Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,
  17. Berat, 1 pacient aktiv,
  18. Gjirokastër, 1 pacient aktiv.
  19. /exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne