Minoritari grek i vë flakën flamurit shqiptar në mes të shëtitores së Sarandës (VIDEO)

Një minoritar grek nga Finiqi, i quajtur Manolis Vitos, ka djegur mbrëmjen e djeshme flamur shqiptar në mes të Sarandës.

Aktin aspak të hijshëm e ka filmuar e më pas videon e ka postuar në rrjetin social Facebook, si për të provokuar.

Pas postimit të videos kanë qënë të shumtë komentet që e dënonin veprimin dhe sjelljet nacionaliste.

Shpesh herë në jug të vendit janë shënuar incidente të tilla me përmbajtje raciste. Ndërsa djegia e flamurit është më e rënda./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne