“95 për qind e palestinezëve në burgjet izraelite u nënshtrohen torturave”

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se 95 për qind e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite u janë nënshtruar torturave.

Njoftimi i shoqatës erdhi përpara Ditës Ndërkombëtare për Mbështetjen e Viktimave të Torturave që do të shënohet më 26 qershor.

“Izraeli praktikon metoda të shumta për të torturuar të burgosurit fizikisht dhe psikologjikisht, përmes një sistemi të dhunës gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftim.

“Të burgosurit i nënshtrohen privimit nga gjumi përmes seancave të marrjes në pyetje që zgjasin deri në 20 orë…parandalimit të qarkullimit të gjakut në duart e tyre, mbulimit të kokës me qese të ndyrë, si dhe rrahjeve të vazhdueshme, shuplakave, shqelmimit, abuzimit verbal dhe poshtërimit të qëllimshëm”, theksohet më tej.

Autoritetet izraelite gjithashtu kërcënojnë të burgosurit me arrestim, abuzim seksual dhe vrasje të anëtarëve të familjeve të tyre dhe prishjen e shtëpive të tyre.

Numri i palestinezëve në burgjet izraelite aktualisht është rreth 5.000./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne