Vlorë, tre burra të arrestuar për dhunë në familje, 60-vjeçari ngacmon seksualisht të bijën

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 shtetas për dhënë në familje. Ndërsa një 31 vjeçar akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes e një 27-vjeçar për dhunë ndaj nënës së tij, situata është më e rëndë në rastin e një 60-vjeçari.
Z. S., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi më datë 23.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

NJOFTIMI I PLOTE
Arrestohet në flagrancë shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Sherisht, Vlorë, pasi ditën e djeshme dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Arrestohet në flagrancë shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 24.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, për motive të dobëta.

Ndalohet shtetasi në kërkim Z. S., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi më datë 23.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne