A do investigojë Avokatja e Popullit në Kampin e iranianëve në Manzë?

Përshendetje e nderuara Avokate e Popullit zj. Erinda Ballanca!

Une, që po ju shkruaj jam Gjergji Thanasi, një gazetar kryesisht “free-lance” i specializuar në gazetarinë investigative. Po ju drejtohem ju për cështjen e organizatës ish terroriste MEK (Muxhahedinët e Popullit Iranian), tashmë e vendosur në Njesinë Administrative Manzeë (Bashkia Durres), në një kamp të mbyllur të quajtur “Ashraf 3”.

Anëtaret e kësaj organizate duke filluar nga v. 2013 (rreth 200 persona), dhe sidomos në v. 2016 (disa mijëra persona) erdhën nga Iraku në Shqipëri ne kuadrin e nje marrëveshje kurrë të bërë publike midis Qeverisë Rama dhe UNHCR-së.

Shqetesimi im për ekzistencën e nje kampi të tillë të populluar me ish terroristë (Departamenti i  Shtetit e hoqi emrin e MEK-ut nga lista e organizatave terroriste vetëm në v. 2012) ka të bëjë jo vetëm me rreziqe potenciale për Shqipërine dhe shqiptarët, por edhe për anëtarët iranianë të kësaj organizate të mbyllur në Kampin “Ashraf 3”, Manzë.

Nga investigimet e mija në terren më rezulton se kjo organizatë sapo ndonjeri nga anëtarët e saj e braktis organizatën dhe heq dorë nga xhihadi (lufta e shenjtë) anti Teheran duke u përpjekur të bëjë një jetë normale në Tiranë, fillon dhe e etiketon personin në fjale si mercenar të Rregjimit të Mullahëve (qeveria aktuale e Iranit), si spiun iranian apo edhe si terrorist. Të tilla etiketimeve të vazhdueshme në mediat online të organizates nuk i kane shpëtuar as ish anëtarë me stazh 30-40 vjecar në rradhët e organizatës, sapo këta ish anëtarë janë larguar nga rradhët e organizatës. Një reagim i tillë më bën të besoj se në rradhët e personave të mbyllur ne Kampin “Ashraf 3” duhet të ketë edhe të tillë, që qëndrojnë në kamp të detyruar dmth në kundershtim me vullnetin e tyre të lirë.

E nderuara Avokate e Popullit 

Nga investigimet e mija gazetareske kam indicie se në kamp ka jo pak anëtarë të Organizatës/kultit MEK (Muxhahedinët e Popullit Iranian), që duan të shkëputen nga organizata. Duan të deradikalizohen dhe vitet e jetës, që u kanë mbetur, duan t’i jetojnë normalisht në Tiranë, larg përpjekjeve patetike me dekada për të bërë xhihad kundra Regjimit të Teheranit. Nëse indiciet, që kam unë, janë të vërteta, atëhere i bie që udhëheqja, komandantët e MEK-ut u kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme bashkëluftëtarëve të tyre, duke mos i lejuar të largohen nga kampi ëer në Tiranë me qëllim që të bëjnë një jetë normale, civile, jo gjysëm ushtarake si në kamp.

Une lus Zotin, që indiciet e mija të jenë të gabuara dhe që në kampin në Manzë të mos ketë skllevër (bujrobër) modernë, gjithsesi ju lutem ju dhe vartësve tuaj të investigojnë mundësinë e heqjes së paligjshme të lirisë të dhjetra personave rezidentë në këtë kamp. Theksoj se vërtet personat e mbyllur në Kampin “Ashtaf 3” nuk janë shqiptarë, por janë iranianë etnikë, por ama dhe iranianët janë qenie njerëzore, kështu që edhe ata duhet të gëzojnë në Shqipëri, vend anëtar i  NATO-s dhe aspirant për në BE, të drejtat njerëzore universale. Në këtë letër drejtur juve zj. Avokate e Popullit vërej se zyrtarisht Kryeministri Edvin Rama ka deklaruar që këta iranianë janë pranuar në Shqipëri me statusin e personave të mbrojtur dmth me qëllim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore të tyre duke filluar nga e drejta për jetën e në vazhdim. Pikërisht për të mbrojtur të drejtat njerezore të tyre të supozuara si të dhunuara unë e adresova te ju shqetesimin tim.

Duke ju falenderuar paraprakisht

Me respekt

Gjergji Thanasi

/ashraf-news

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne