A do të rriten pensionet e fshatit? Mbi 140 mijë qytetarë marrin nën 150 euro në muaj

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për një mundësi të rritjes së pensioneve që janë nën 150 euro pas rritjes së pagave, mësohet se pjesë e skemës janë rreth 140 mijë e 296 qytetarë në të gjithë vendin. Jo vetëm ata në zonat rurale, por bëhet fjalë edhe për një pjesë të atyre që jetojnë në qytet.

Në zonat rurale janë 96 mijë e 418 qytetarë me një pension në masë të ulët. Teksa rreth 86 mijë gëzojnë pension pleqërie, 5 mijë e 636 invaliditeti, 3880 pension familjar dhe më pak të aksidentuarit në punë. Pensioni mesatar për këto kategori vijon nga 1 mijë  e 884 lekë për familjarët e deri në 11 mijë e 51 lekë për pensionet e pleqërisë.(grafik) Por me masë më të ulët se 150 euro ka dhe në qytet, ku qytetarët që kategorizohen përfitues për pensionin familjar marrin një shumë deri në 8 mijë e 558 lekë. Por për ekspertët vetëm një indeksim në shifra dyshifrore  do të sillte rezultate për qytetarët./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne