Opinion

A duhet shteti të organizojë Islamin në Francë?

Tarik Yildiz

Pas polemikave të provokuara të “Kartës së imamit”, nga Komuniteti Mysliman Francez, çështja e organizmit të besimit fetar islam në Francë është rikthyer në qendër të vëmendjes edhe të zgjedhjeve presidenciale. Sipas sociologut, Tarik Yidiz, shteti nuk ka legjitimitetin për tu angazhuar në diskursin teologjik, por duhet të jetë në rresht të parë për tu siguruar që ligji do të respektohet nga të gjithë.

Kandidatë të ndryshëm të këtyre zgjedhjeve presidenciale kanë propozuar ‘ndihmën e tyre për strukturimin’ e islamit në Francë, duke influencuar në mënyrë direkte në promovimin e një islami alla francez ‘i krahasueshëm me shoqërinë franceze’.

Kjo ambicie politike kërkon që të merret me ideologjinë e besimit të myslimanëve në mënyrë që ata të përshtaten me shoqërinë franceze dhe të promovojnë një interpretim duke lejuar integrimin e islamit në Francë. Sipas kandidatëve, është e nevojshme që të identifikohen përfaqësuesit e besimit islam dhe t’i kërkohet atyre- në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi- se duhet të veprojë në titullin që ata përfaqësojnë/ përfaqësohen me myslimanët për të nxitur respektin për laicizmin dhe për disa sjellje të tjera.

Kjo ambicie, nuk ka qenë me të vërtetë e debatuar mes kandidatëve në mënyrë të drejtpërdrejtë, por me anë të disa tendencave të ndryshme politike. Secili prej tyre ka dhënë idenë e tij të respektimit të besimit fetar dhe rrolit të islamit në Francë. Një temë kjo e debatuar gjerësisht pas sulmeve terroriste që goditën shoqërinë franceze. Diskursi mbi religjionin zbulon edhe evoluimin politik të shoqërisë.

Çështja e legjitimitetit të përfaqësuesve fetar

Sfida e parë e madhe është çështja e legjitimitetit ‘të përfaqësuesve’ të cilët do të caktojnë ‘udhëheqësit myslimanë’. Përvoja e Komunitetit Mysliman Francez ka demonstruar vështirësinë e problemit. Një pjesë e konsiderueshme e myslimanëve nuk pranon ndërmjetës fetare midis tyre dhe shtetit.

Së pari, një pjesë e konsiderueshme e myslimanëve i mohon kategorikisht ndërmjetësit fetare mes tyre, qytetarëve francezë dhe shtetit. Ata nuk jetojnë në ‘bashkësi’ duke formuar një bllok të përfaqësuar. Ata jetojnë fenë e tyre në sferën private dhe vuajnë nga ajo që ata e shohin si një ndryshim radikal, kur shohin sesi disa të tjerë e shtrembërojnë fenë e tyre apo kryejnë krime në emër të fesë: askush nuk mund të flasë në emër të tyre, për të diskutuar besimin e tyre. Po ashtu, ata e refuzojnë idenë se ata do të kenë një përgjegjës i cili do të denoncojë ata që përdorin dhunën në emër të fesë së tyre, për shkak se ata e dinë se nuk mund të kryej krime në emër të fesë.

Përveç kësaj kundërshtim parimor, pak të dukshme në botën e medias-politike, qëllimi i deklaruar i kandidatëve për president është të parandalojnë radikalizmin e disa myslimanëve dhe të vendosin më shumë kontroll në rendin fetar. Në të vërtetë, në të njëjtën mënyrë si myslimanët si edhe shteti dëshirojnë të punojnë kundër radikalizmit.

Në një botë ku kanalet e komunikimit janë të mbushur së tepërmi, ku kufijtë janë zhdukur pjesërisht me përgjithësimin e internetit, duket se parandalimi nuk është i mundur. Myslimanët janë kundër atyre ‘besimtarëve’ që përdorin fenë për qëllimet e tyre të këqija, që përhapin dhunën dhe terrorin, që vrasin njerëz dhe që përhapin terrorizimin; por myslimanët duket se nuk janë pro as më kornizimit institucional të fesë së tyre, një besim fetar i udhëhequr nga politika. A mund të këtë një besim fetar që perceptohet si ‘institucional’?

Cili është rroli i shtetit?

Në këtë kontekst, cili është roli i shtetit dhe i politikanëve? Shteti nuk është e autorizuar për t’u angazhuar në debate teologjike dhe çështjen e përputhshmërisë së fesë dhe të farkojë një Islam francez: nëse shteti do të ndërhyrë në besimin fetar duke marrë kompetenca që nuk i takojnë, një vendim i tillë vetëm sa do të sjellë pasoja negative në shoqëri.

Shteti mund dhe duhet të jetë garantues i rregullave të përcaktuara për të gjithë shoqërinë.

Megjithatë, shteti mund dhe duhet të jetë garantues i rregullave të përcaktuara për të gjithë shoqërinë: pavarësisht nga feja apo besimeve të njëri-tjetrit, policia duhet të zbatojë kornizën e përbashkët dhe zbatimin e ligjit . Pa agresivitetit as plogështi, duhet të respektohet çdo qytetar duke e vendosur atë në mënyrë të barabartë, ndërsa nuk duhet toleruar asnjë boshllëk në ligj.

Problemet që duan të përballen politikanët nuk janë teologjike (edhe pse debati mund të ekzistojnë brenda shoqërisë civile): përdorimi i dhunës për të promovuar idetë, mos respektimi i barazisë, mos respektimi i sekularizmit mund të çojë në rënien e ligjit./ gazetamendimi

OPINIONE

INTERVISTA