A duhet të shikoi Shqipëria interesat e saj duke i thënë “Po” ftesës ruse për aderimin në Bashkimi Ekonomik Euroaziatik (EEU) si kandidatja e BE-së Serbia?!

Nga Meral Martini

Dua qe të gjithë, më shumë admiruesit e bashkimit evropian, të përpiqen të ndjekin logjikën time këtu, dhe njëkohësisht mund të përpiqem dhe une të kuptoj logjikën e tyre ….

Shqipëria dhe Maqedonia u ftuan të bashkohen me grupimin Bashkimi Ekonomik Euroaziatik (EEU) Arsyetimi për një ftesë nga pala ruse është shumë i qartë, Vladimir Chizov tha se: “Jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë” vënë në akull “nga Brukseli, mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik”.

Tani, Serbia e cila le të mos harrojmë ndryshe nga Shqipëria, ka hapur 16 kapituj në bisedimet e tyre të pranimit në BE, ka nënshkruar një marrëveshje tregtare me EEU para 5 ditësh sepse ishte në interesin e tyre të brendshëm, qoftë kjo me qellime gjeopolitike, strategjike apo thjesht ekonomike.
Sidoqoftë Shqiperia nuk mund të bëjë të njëjtën lëvizëse sepse ne nuk e duam Rusinë, dhe duhet të qëndrojmë besnikë ndaj aspiratave tona për bashkimin evropian dhe SHBA apo jo?!

Pavarësisht edhe sikur ne si popull të largoheshim nga kjo retorikë anti-Ruse dhe të përqendroheshim si Serbia, në atë që është në interesin tonë ekonomik si vend, për mua lind pyetja: A do të kishim të njëjtin mirëkuptim nga BE-ja ne si Serbia ne ruajtjen e ekulibrit midis mardhenieve?!

Pyetja tjetër që dua të bëj është se nëse Shqipëria do të nënshkruante një marrëveshje te tille me EEU a mund të bënte të njëjtën deklaratë si Serbia para bashkimit evropian ?!

Qoute: “”Kjo nuk është ne asnjë mënyrë në kundërshtim me politikën tonë [pro] evropiane; Unë mendoj se kjo është plotësuese e politikës sonë evropiane dhe rrugës sonë në BE. Sepse është në interesin e BE-së të ketë një Serbi me ekonomi më të forte””

Sidoqofte qendron për të reflektuar mbi cfare ka menduar konkretisht BE-ja dhe me gjere per Shqiperine, nga ana ekonomike?

Te marrim qe nje marrëveshje me EEU do ishte ne disfavor të Shqiperisë sepse do e devijonte nga vlerat dhe perspketiva e BE-së, mbetet prape e paqarte si refuzimi i nje marrveshje fitimprurëse pa zevendësimin e saj me nje alternative nga BE-ja, do ishin ekonomikisht racionale apo “në favorin” e Shqiperise?!

A mos jane keto standarte pak si teper te cuditshme per tu konceptuar logjikisht ne gjuhen e bisnesit ./ekskluzive

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne