Pse shqiptarët kanë një këngë rumune si himn kombetar?

Nga Petro Prodani

Pse u be nje kenge Rumune Hymni Nacional i Shqiperise ?

Nje pyetje e lene pa pergjigje dhe ne heshtje. Si ne rastin e Flamurit ashtu dhe ne ate te Hymnit Kombetar historianet dhe politikanet Shqiptare anashkalojne faktet historike dhe injorojne kuptimin dhe rendesine e simboleve kombetare. Tek-tuk, ka ndonje shkrim ne Internet ku tregohet se si disa studente ne Bukuresht “huazuan” nje kenge Rumune dhe e kthyhen ate ne Hymnin Shqiptar fare rastesisht … Do te ishte mire qe kjo kategori njerzish te shihte me vemendje filmin “Gjeneral Gramafoni”. Mbase filmi eshte “i dale kohe” por mesazi i pllakes se “Xhixhilese” vazhdon te mbaje vleren historike.

Kur filloi ndihma dhe ndikimi Rumun ne Rilindjen Shqiptare ?

Rumania ishte vendi Ballkanik qe stimuloi dhe suportoi shpirterisht dhe financiarisht krijimin e ndjenjave patriotike ne nje pjese te mire te Shqiptareve. Rreth viteve 1880, kur Perandoria Osmane filloi te shfaqte shenjat e shembjes perfundimtare, shtetet e Ballkanit, Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Rumania filluan te luftonin per teritore sa me te gjera. Problemi kryesor ishte ndarja e provinces se Maqedonise per te cilen Sllavet dhe Greket luftonin hapur, ndersa fuqite e medha ne prapaskene. Tokat ku jetonin Shqiptaret ishin ne plan te dyte. Kjo sepse ndjenjat nacionale Shqiptare ishin ne hapat e para. Greket dhe Sllavet ishin ne kontakt te drejtperdrejte me Shqiptaret dhe kishin shekuj qe jepnin e mernin me njeri tjetrin. Per Rumanine, e vetmja mundesi qe egzistonte, ishte prezenca e Vlleherve te cilet mund te perdoreshin per qellimin final te Rumanise; mbajtjen e Sllaveve dhe Grekerve sa me te kontrolluar ne shtrirje tokesore dhe influence politike. Vlleherit, apo Arumunet, mund te mernin ne duar fatin e nje shteti te ri Shqiptar qe do te krijohej ne te ardhmen dhe te beheshin nje faktor i rendesishem i mbrojtjes te interesave Rumune ne ate zone te Ballkanit.

Keshtu, duke mos humbur kohe, qeveria Rumune mirepriti shume emigrante Shqiptare, kryesisht nga zonat e Korçes, Ersekes dhe Permetit dhe inkurajoi krijimin e shoqatave Shqiptare. Keta njerez dhe organizata kuptohet qe do te ishin nen kontroll dhe perdoreshin per qellime me te rendesishme se shtypja e nje gazete apo libri ne gjuhen Shqipe.

Ne Janar te vitit 1885 krijohet ne Bukuresht “Shoqeria Drita” me drejtuese dy tregetare te fuqishem, Anastas Avramidi Lakçe, lindur ne Korçe, dhe Kostandin Efthim lindur ne Drenove. Per kete organizate, me ndihmen e qeverise Rumune, u mblodhen 15,000 Franga te cilat u vune ne dispozicion te saj. Shoqeria bleu ne Austri nje makine shtyp-shkronjese dhe filloi shtypjen e librave te autoreve te ndryshem, si vllezerve Frasheri, Jani Vreto etj. Keto libra u derguan kryesisht ne Korçe dhe perdoreshin nga shkolla e Vajzave dhe Djemve te hapura ne kete qytet. Ne vitin 1887 shoqeria ndroi emrin ne “Dituria” dhe vazhdoi aktivitetin e saj duke botuar me shume libra shkollore dhe materiale te ndryshme, perfshi 2 botime fetare Protestane. Ne te shumten e rasteve keto libra dhe materiale dergoheshin ne Shqiperi ne menyre te fshehte nepermjet sherbimeve postare te Italise dhe Austro-Hungarise. 

Shoqatat, aktivitetet dhe personat qendrore te levizjes Pro-Shqiptare ne Rumani

Nje nga figurat qendrore te levizjes Pro-Shqiptare ne Bukuresht u be Nikolla Naçio, nje Arumun nga qyteti i Korçes. Ai u largua nga “Shoqeria Drita” pasi asaj ju ndrua emri ne “Dituria”, dhe me sa duket programi, dhe krijoi nje organizate te re te qojtur po ashtu “Drita”. Kjo organizate u krijua ne 9 Janar 1887. Nen udheheqjen e N. Naçio organizata do te kthehej ne nje nga rrymant me te fuqishme te levizjes Pro-Shqiptare ne Rumani.

Nikolla Naçio (1843-1913), kishte nje te kaluar kriminale; ai kishte vrare zevendes konsulline e Greqise ne Egjypt. Pas vrasjes ai kerkoi mbrojte ne ambasaden Rumune me arsyetimin se duke qene Shqiptar ai ishte subjekt i ligjit Turk dhe jo atij Egjyptian. Ambasada i refuzoi kerkesen por ai mundi te largohet nga Egjypti, ku u denua me vdekje ne mungese, dhe te arije ne Bukuresht ku dhe vendoset perfundimisht ne vitin 1884.

Ne vitin 1888 Naçio filloi botimin e gazetes dy-gjuhesore te qojtur “Sqipetari/Albanezul”. Ai shpresonte marjen e ndihmave nga qeveria Rumune me pretendimin se veprimtaria e tij perhapte gjuhen Rumune ne komunitetin Shqiptar dhe ne disa zona te Shqiperise. Gazeta nuk ariti ne Shqiperi dhe nuk pati jete te gjate. Ne Bukuresht, ne vitin 1892 u krijua Instituti Kulturor Shqiptaro-Rumun i qojtur “Lumina” (Emri ju vu ne baze te adreses ku u hap shkolla, Strada Luminei Nr 1. Shiko fotot me poshte). Shkolla kishte pjesmarje te vogel dhe mezi qendronte hapur. Objektivi i kesaj organizate ishte pregatitja e mesuesve te ardhshem te gjuhes Shqipe pavaresisht besimit te tyre fetar. Keta mesues do te dergoheshin ne rajonet ku jetonin Shqiptare (Shqiperi, Austro-Hungari, Bullgari, Greqi, Itali, Maqedoni, Mal te Zi, Rusi, Serbi), dhe do te perpiqeshin te perhapnin gjuhen Shqipe dhe krijimin e nacionalizmit Shqiptar. Ne institutin Lumina, ku nxenesit jetonin dhe mesonin nen kontroll shume te forte, afroheshin keto lende:

  • Gjuhet Shqip, Turqisht dhe Rumanisht

  • Besim fetar Kristianizem Orthodoks dhe Katolik, po ashtu Myslymanizem

  • Teoria dhe Praktika e Mesim-dhenies

  • Historia dhe Gjeografia e Perandorise Osmane

  • Matematike

  • Dituri natyre

  • Organizimi Shteteror dhe Ligji Administrativ Osman

  • Bukurshkrim dhe Vizatim

  • Muzike

  • Fiskulture

  • Nje gjuhe e huaj qe plotesonte kerkesat e Perandorise Osmane ne menyren me te mire te mundeshme

Shenim: Nje pike e statutit te kesaj organizate thoshte se do ti “keputej qafa” te gjithe atyre qe nuk zbatojne rregullat apo tradhetojne idealet e shoqates qe synimin kryesor kishte formimin e nacianolizmit Shqiptar si kunderpeshe e Helenizmit dhe Sllavizmit.

Ne kete godine ishte vendosur shoqata “Lumina”

Ne vitin 1896 “Shoqeria Drita” i kerkoi qeverise Osmane te bente ne Shqiperi disa reforma. Nje nga kerkesat ishte qe vilajetet e Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines te bashkoheshin ne nje krahine te vetme ku administra te formohej me punonjes Shqiptare dhe Turq. Gjuhet e folura dhe mesuara ne shkolle ne kete Vilajet te madh do te ishin Shqipja dhe Turqishtja. Kerkesat perfshinin dhe pika te tjera si per shembull sherbimin ushtarak Shqiptaret duhet ta benin ne provincen e tyre dhe te kishin te drejten qe procedurat fetare ti benin ne gjuhen qe preferonin. Qeveria Osmane i injoroi keto kerkesa politike dhe jashte fuqise se kesaj organizate shume te vogel. Per me teper, Turqia i beri presion Qeverise Rumune te anullonte nje kongres qe levizja Pro-Shqiptare po perpiqej te organizonte ne Bukuresht, ne Shtator te vitit 1899. Si rezultat aktiviteti nuk u zhvillua. 

Pervec shoqatave te permandura me lart, grupe Shqiptaresh organizuan aktivitete kulturore-politike dhe klube te ndryshme si ato te studenteve Shqiptare ne Bukuresht te qojtur “Shpresa” dhe ajo e qojtur “Shoqeria e Mendimit te Rinise Shqiptare” ne Brăila. Megjithe perpjekjet e qeverise Rumune per krijimin e nje fronti te bashkuar Shqiptar ky qellim nuk u arit kurre. 

Ne Nendor 1895, Ibrahim Temo, qe ishte nje nga themeluesit e levizjes “Bashkimi Osman”, nenvizon se kur ai vizitoi Naçion ne Bukuresht vuri re se:

“Shqiptaret e Krishtere ne Rumani qene te ndare ne dy grupe. Te pasurit ishin Filogreke dhe benin propogande kunder Osmanizmit, ndersa te tjeret, qe ishin mbledhur rreth partise “Drita”, te udhehequr nga Naçio, ishin miqesore ne drejtim te Perandorise Osmane. Ky grup mbronte jo vetem Shqiptaret Myslymane qe vinin nga Shqiperia por dhe Turqit e Rinj”. (1)

Interesi Austriak ne levizjen Pro-Shqiptare ne Rumani

Duke pare potencialin e organizatave Shqiptare ne Rumani, Konsulli Austriak ne Bukuresht tregoi interest te vecante ne afrimin e tyre rreth politikes afatgjate te Austro-Hungarise ne Ballkan. Keshtu, ne nje leter qe Konsulli i shkruante Kontit Gustav Kalnoky, nje figute te larte te politikes se jashtme te Perandorise, ne date 22 Qershor, 1893, pasi permend perçarjen midis grupeve Shqiptare, ben pyetjen retorike: 

“A mund te vije momenti qe Shqiptaret te thiren per te lojtur rolin prkates ne ri-konfigurimin politik te Gadishullit Ballkanik ?” (2) 

Ne raport Konsulli thote se ne Rumani jetonin 30,000 Shqiptare. (Shenim: raporte te tjera bejne fjale per nje numur me te vogel). Ne te njejten leter ai thote se Italianet po perpiqe prej kohesh te influencojne Shqiptaret. Kohet e fundit dhe Ruset po shfaqin interes ne Shqiperi. Per shemull, ai mer zonen e Korçes ku nje djalosh, i qojtur Harallamb Hristo Koçov, nga fshati Boboshtice, nje fshat Bullgarisht-foles, po perhap influencen Ruse. Ky person i studiuar ne Thessaloniki dhe Odesa, kishte shkuar ne Bukuresht dhe kishte patur takime me komunitetin Shqiptar duke ju ekspozuar atyre pozicionin Rus mbi Ballkanin. Konsulli Suzzara i permend Kontit Kalnoky qe ne gazeten e tij Naçio shprehet vazhdimisht kunder Grekerve dhe Sllaveve por nuk dihej qendrimi ndaj Ruseve. Konsulli thote se nga takimet qe ka patur me Naçion ai mban mire parimin e Naçios: 

“Me mire te maresh sesa te japesh”. (3)

Aritjet e politikes largpamese Rumune

Rumania afroi nje ambjent liberal per rrymat e ndryshme politike qe kishin nisur te krijoheshin ndermjet emigranteve Shqiptare. Politika Rumune ariti te behej nje faktor thelbesor ne krijimin e nacionalizmit Shqiptar dhe do ta perdorte “Karten Shqiptare” ne vitet e mevoneshme kur kufijte e Ballkanit do te diskutoheshin dhe vendoseshin ne zyrat e fuqive te medha. Nje shembull i mire se si mund te integroheshin emigrantet dhe aspiratat e tyre ne krijimin e nacionalizmit ishte qyteti i Korces. Ne nje leter te viteve te mevoneshme qe misionaret Amerikane Zt. dhe Znj. Kenedi i dergonin qendres se tyre ne Boston nenvizonin se: 

“Korça eshte djepi dhe shtepia e nacionalizmit Shqiptar. Asnje qytet tjeter ne Shqiperi kishte patur me shume influence ne jeten nacionale Shqiptare”. (4)

Per njeren apo tjeteren arsye, misionaret Amerikane nuk bejne ndonje analize pse Korça ishte ajo qe ishte. Por dhe pa thene njeri, kuptohet; diaspora Shqiptare ne Rumani kishte luajtur rolin kryesor ne kete drejtim. Keshtu, ne vitin 1890 Petro N. Luarasi drejtori i shkolles Shqipe te Korçes, shkoi ne Turqi, Bullgari dhe Rumani per te kerkuar ndihme financiare. Nga Shqiptaret e Turqise mori zero ndihme, nga ata te Bullgarise premtimin per 15 Napolona, kurse nga ata te Rumanise ariti te merte ne total 200 Napolona. Shrimet e kohes bejne fjale qe Nuçi Naçi, me funksionin e drejtorit te shkolles Shqipe, mbante korespondence me Albert Gjiken, qe ishte nje nga kandidatet kryesore per fronin e princit te Shqiperise se ardhme. Ne vitin 1901, kur shkolla e Korçes mbeti keq nga ana financiare, Gjika beri nje donacion prej 500 Frangash. Albert Gjika ishte guvernatori i provinces te Vllahise ne Rumani dhe kishte lidhje te vecanta me Perandorine Austro-Hungareze. Administrata Turke e kohes vezhgonte lidhjet qe ky kishte me emigrantet Shqiptare ne Rumani dhe familiet e tyre ne atdhe. Keshtu ne vitin 1903, Turqit arestojne dhe burgosin Leonida Naçin, te vllane e Nuçi Naçit, me motivacionin se ishte i derguar nga Gjika per te filluar nje revolte Anti-Turke. Figura te njohura politike te kohes, perfshi Ismail Qemalin, gjithashtu kishtin lidhje te forta me Gjiken i cili ishte shume i mirepritur ne mes te shoqatave Shqiptare ne Rumani.

Qendrimi i Ismail Qemali ne Bukuresht dhe ngritja e flamurit ne Vlore

Ismail Qemali, ne muajin Nendor, te vitit 1912, vizitoi disa qytete te Evropes; Bukuresht, Budapest, Viene dhe ndalesen e fundit e beri ne Trieste qe ishte nen kontrollin Austriak. Nga ndalimet me te rendesishme ishte ajo ne Bukuresht ku ariti ne daten 3 Nendor 1912. Atje ai pati takime me disa grupe nacionalistesh Shqiptare qe ishin kryesisht nga zonat e Korçes. Ne kujtimet e personave me influence te asaj kohe, per shembull Spiridhon Ilo, nenvizohet se ata kishin pregatitur dhe flamurin qe do te ngrihej me rastin e pavaresise se vendit. Spiridhoni, qe mendohet te kete qene dhe dizenjatori i flamurit, insistonte se ai e solli me vete qe nga Rumania flamurin qe e kishin shfaqur ne disa takime patriotesh ne Bukuresht perfshi dhe ate te dates 5 Nendor 1912 ne Hotel Kontinental ku Ismail Qemali ishte prezent. Ketij flamuri, Marigo Pozio (Marigo Korçari) qe ishte kusherire e Spiridhonit, i qepi neper ane nje shirit me theke te verdhe. Sipas Spiridhon Ilos ky ishte flamuri qe u ngrit ne Vlore. Spiridhon Ilo ishte nje nga burrat qe nenshkruan Memorandumin e Pavaresise se Shqiperise.

Gjate qendrimit te tij ne Bukuresht Ismail Qemali pati takime me funksionare te larte te qeverise Rumune e cila i afroi dhe nje ndihme financiare. Midis te tjerash duket se ai ka diskutuar dhe “Planin B” per Shqiperine e ardhme; ate te shpallejes se saj nje vend i pavarur.

Duhet nenvizuar se “Plani A” ishte krijimi i nje shteti autonom ne varesi te Perandorise Osmane. Ky plan nuk do ta pranonte kursesi perdorimin e nje flamuri “Bizantino-Orthodoks” dhe po ashtu te nje kenge patriotike Rumune si simbole te autonomise Shqiptare. Ketij plani i erdhi fundi ne 8 Tetor 1912 kur Mali i Zi i shpalli lufte Turqise. 10 dite me pas ne lufte hyne Bullgaria, Serbia dhe Greqia. Vetem pak dite luftime dhe lajmet nga fronti ishin shume te keqia per Turqine dhe ata qe deshironin te mbeteshin nen varesine e saj. Shume shpejt, aleatet Ballkanas, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ariten fitore deçizive mbi Turqine. Per me teper, filluan te pushtojne toka ku banonin Shqiptare. Si rezultat “Plani A” doli jashte loje dhe u vu ne jete “Plani B”, tentativa per krijimin e nje shteti te pavarur Shqiptar.

Ne arkivat e ministrise se jashtme Angleze gjendet nje dokument shume interesant. Ismail Qemali gjate qendrimit ne Viene kontaktoi diplomatet Angleze. Konsulli i Anglise ne Austri, Sir F. Cartwright, ne daten 10 Nendor, 1912, i shkruan Ministrit te Jashtem Anglez, Sir Edward Grey:

“Ismail Qemali, kryetari i Shqiptareve, me telefonoi sot dhe informoi se shume shpejt do te shkonte ne Vlore te merte pjese ne nje takim te shefave Shqiptare te cilet do te perpiqeshin te krijonin nje dokument me kerkesat e tyre te cilin do t’ja u dergonin Fuqive te Medha. Ai me tha mua se Shqiptaret ishin te vendosur te ruanin teritorin e vendit, domethene zonat ku gjuha e tyre flitet ne pergjithesi, nga perfshirja ne ndonje shtet tjeter Ballkanik. Ata do te luftonin deri ne fund per te ndaluar copezimin e vendit. Ne se Serbise do ti lejohej te merte pjese te medha te Shqiperise se Veriut atehere si rjedhim nje gjendje e trazuar dhe revoltash do te ishte vazhdimisht prezente derisa Austria dhe Italia do te detyroheshin te nderhynin. Ai sugjeroi se Shqiperia mund te ndahej ne zona fisnore te ngjashme me sistemin Zviceran dhe nje Princ drejtues te zgjidhej nga Evropianet”.

​Me poshte nen shenimin “Shume kofidencial” dokumenti vazhdon:

“Une i kerkova Ismail Qemalit te me parashtronte cilat ishin pikpamjet e udheheqesve Shqiptare ne lidhje me politiken e ardheshme te shtetit te pavarur Shqiptar, ne se nje i tille do te krijohej. Ai u pergjigj se ri-organizimet e pashmangeshme te Ballkanit mund te çonin ne ate pike ku Bullgaria do te dominonte shtetet e tjera dhe keshtu shume shpejt Ballkani do te ndahej ne dy grupe; nje grup do permblidhte Bullgarine, Serbine, Malin e Zi dhe grupi tjeter Rumanine, Shqiperine dhe Greqine. Kjo gje do te krijonte nje ballancim fuqish ne Lindjen e Aferme dhe kjo mund te ishte arsyeja pse Austria ishte shume e vendosur te mbronte pavaresine e Shqiperise”. (5)

​Shenim: Ky telegram i rendesishem, pervec Ministrit te Jashtem te Anglise, i ishte derguar dhe Drejtorit te Zbulimit te Forcave Detare Angleze dhe Drejtorit te Veprimeve Ushtarake.

Nga sa me siper, duket qarte qe Ismail Qemali i kishte diskutuar te gjitha mundesite me funksionaret me te larte te politikes se jashtme te Rumanise dhe Austrise dhe kishte vene ne dijeni dhe Angline.

​Cilat ishin kontributet e levizjes Pro-Shqiptare ne Bukuresht ne keto momente historike?

Sa e mbeshteti Rumania levizjen per pavaresi ?

​Ne ndryshim nga individed dhe grupet e tjera qe shkuan ne Vlore, grupi i Rumanise perfaqesohej nga 7 antare, firmoses se Memorandumit te Pavaresise; Dhimitër Zografi, Pandeli Cale, Kristo Mekshi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Beratti, Dhimitër Ilo, Spiridhon Ilo. Po ti shtojme ketij grupi dhe Dhimiter Tutulanin, Vllah me origjine nga Voskopoja, Aristidh Ruçin me origjine Vllahe (lindur ne Sheper te Zagorise), arihet ne konkluzionin se Arumuno-Shqiptaret, me mbeshtetjen e Rumanise, ishin forca kryesore qe deshironte te shkepuste perfundimisht Shqiperine nga ndikimi Turk. Grupi i Bukureshtit, i cili u shoqerua nga dhjetra pasuse deri ne Vlore, ishte me i pregatituri per kete ngjarje historike dhe me Pro-Perendimori. Grupi konsideronte vetem variantin e nje Shqiperie te pavarur, larg ndikimit Otoman dhe solli me vete flamurin dhe melodine Rumune me

tekst te Asdrenit qe do te beheshin simbolet e para te shtetit ne lindje e siper. Per me teper ky grup kishte derguar njerzit e tij ne Korçe dhe disa zona te tjera te Shqiperise dhe kishte aritur te mblidhte nje kapital jo te vogel qe do te sherbente si “buxheti i shtetit te pare Shqiptar”.

**********

​Ketu lind pyetja, a mund te organizoheshin Shqiptaret ne Rumani ne nje forme te tille pa perkrahjen dhe miratimin e qeverise Rumune ? Te konkludosh qe keto aktivitete ishin thjesh levizje spontane te nje grupi te vogel emigrantesh eshte nje mendim driteshkurter. Duket qarte qe ndjenja patriotike lojti nje rol te madh ne krijimin e levizjes nacionaliste ne komunitetin Shqiptar, por nuk ishte faktori i vetem. Renia e sundimit Otoman krijoi hapesira dhe mundesi ekonomike te cilat shume Shqiptare te besimit Orthodoks i konsideruan si momente te arta. Shume familie te krishtera the zonave te Korçes i kishin studiuar femijet e tyre ne shkollat me ne ze te kohes. Ata kishin akumuluar dituri, pasuri dhe deshire per te ecur perpara. Qellimet e tyre do te plotesoheshin ne menyren me te mire te mundeshme ne se rezohej perfundimisht menyra Otomane e ndertimit dhe funksionimit te shoqerise ku ata kishin qene qytetare te kategorise se dyte. Zgjedhja e nje flamuri me kuptim dhe permbajtje thellesisht Bizantino-Orthodokse qe kishte pak te bente me Shqiperine e vitit 1912 dhe huazimi i nje kenge patriotike nga nje vend i Krishtere ishin nje mesazh i qarte i pozicionit qe kishte zene komuniteti Shqiptar ne Rumani. Shteti Rumun, duke pare se levizja per indipendence kishte mare vrullin e duhur dhe koha ishte shume e pershtateshme ndihmoi me sa kishte mundesi.

Eshte qesharake te mendosh se Rumania e beri gjithe kete thjesht per te perkrahur aspiratat veteqeverisese te Shqiptareve dhe te drejtat e minoritetit Arumun/Vllah. Rumania dhe aleati i saj i fuqishem Austria kishin qellime te tjera qe perkohesisht kishin te njejten kahje si dhe deshirat e nje pjese te Shqiptareve dhe nje grupi te caktuar Vllah/Arumun. Sido qe te ishte, Rumania e permbushi rolin e saj dhe:

“Rumania ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Shqipërisë, që u shpall më 28 nëntor 1912, pasi u “projektua” në takimin e patriotëve shqiptarë më 5 Nëntor, në Bukuresht”. (6))

Kjo foto, qe shpesh eshte paraqitur si “Dita e Ngritjes se Flamurit” eshte mare ne vitin 1913 dhe jo ne 28 Nendor 1912. Ne ballkon mungojne shume nga inisiatoret dhe firmosesit e Memorandumit per Pavaresine e Shqiperise. Duket qarte qe “Qylafi” dominon “Qeverine e Perkoheshme te Shqiperise” qe ne te vertete nuk ishte aspak nje e tille. Lind pyetja, ku jane perfaqsuesit e “Krahut Evropian” te levizjes per krijimin e nje shteti indipendent ?

Ku jane ata qe sollen Flamurin dhe Hymnin Kombetar ? 

Ajo qe bie ne sy eshte qe kete radhe ka disa flamure, kurse nje vit me pare nuk dihej c’fare flamuri do ngrihej dhe nuk u gjet asnje flamur ne Shqiperi por u soll nje nga jashte …

A mos u perdor shqiponja dy-krenare, apo flamuri i Skenderbeut sic do te thone disa, si nje simbol manipulues per te krijuar idene se Otomanizmi kishte mare fund ?!

Si u perpoq Rumania te zmadhonte teritorin e Shqiperise duke perdorur “Karten Vllahe”

​Ismail Qemali ishte nje person i pa qendrueshem. Ai kishte qene ne nje fare menyre “agjent i lire” qe ju sherbente disa “zoterinjve” ne te njejten kohe. Diplomatet perendimore nuk kishin besim ne Ismail Qemali dhe qeveria qe ai pretendonte se kishte ngritur nuk njihej nga Fuqite e Medha.

Ne Qershor 21, 1913, Ministri i Jashtem i Anglise, Sir Edward Grey, ve ne dijeni ambasadorin e tij ne Viene, Sir F. Cartwright, se ai kishte folur me ambasadoret e Austrise dhe Italise. Ambasadori Austriak i kishte shprehur pelqimin e Austrise per idene e nje projekti 10 vjecar dhe ngritjen nje komisioni kontrolli per organizimin e Shqiperise, ne se kerkesat Austro-Italiane pranoheshin. Ai, pra Sir Edward Grey, ju kishte shprehur ambasadoreve keqardhjen e tij qe qeverite e tyre nuk kishin aprovuar nje propozim Francez ne kete projekt. Sipas kendvshtrimit Anglez, hezitimi ishte i lidhur me:

“vizitat e Essad Pasha ne Rome dhe Viene dhe intrigave te njerezve si Ismail Kemal qe kishin krijuar idene se nje lloj qeverie e perkoheshme ishte formuar ne Shqiperi nen kujdesjen e Austrise dhe Italise dhe se kjo qeveri ishte krijese e tyre. Objektivi ishte njohja e kesaj qeverie nga Fuqite”. 

Sir Edward Grey vazhdon duke thene:

“Ambasadori i Austrise me siguroi mua se kjo gje nuk kishte asnje baze”. (7) avid G

Ne kete periudhe kohe, kur fuqite e medha po perpiqeshin te arinin mirekuptim rreth krijimit te Shtetit Shqiptar dhe kufijve te tij, Rumania lojti bukur karten e Vleherve. Ne ri-konfigurimin e Ballkanit, Austro-Hungaria kishte qellimet e saj strategjike por dhe ndihmonte aleatin e saj, Rumanine, me te gjitha menyrat dhe rruget e mundeshme. Austria mbeshteste idene Rumune se zonat e Pindit, ku banonin shume Vleher, duhet ti bashkoheshin Shqiperise sepse sipas tyre:

“Vlleherit ishin te bindur se kishin shanse me te mira per te mbrojtur karakteristikat e tyre nacionale ne se beheshin pjese e Shqiperise qe kishte nje civilizim dhe zhvillim shume me inferior se i tyri; avantazh qe ata do ta humbnin ne se beheshin pjese e Greqise”. (8)

Vlen per tu permendur se studiues te kohes kane verejtur ndryshimet qe egziatonin midis grupeve te ndryshme te Vleherve. Vleherit e Gramozit kishin qellime dhe tenenca te tjera nga ato te Vlleherve te Pindit. David G. Hogarth ne librin e tij “The  Nearer East”, botuar ne vitin 1902, shpjegon:

Malesoret e Gramozit dhe Pindit te vendosur qe afer Gorices, bile qe nga Agrafa ne distriktin a e Aetolia, dhe ne anet e brezit te Cetes, zakonisht e vecojne veten nga Tosket me te cilet, prape se prape, ata pranojne se kane lidhje se paku si kusherinj. Eshte vene re se disa vite me pare, nje Vllah Rumun, inkurajoi gjithe Shqiptaret te bashkoheshin ne nje nacionalitet me popullin e tij. Megjithese solide si race dhe tipe dhe karaktere te ngjashme, Vllehrit e Veriut jane te ndryshem nga ata te Jugut nga kerkesat e tyre specifike, e folura, dhe deri ne nje fare mase besimi fetar dhe kerkesat politike. Masaret ose Vllehrit Rumune (Arumunet, Shenimi im), te Gramozit flasin versionin Latin dhe gjithmone kane patur tendenca pan-Latine. Te “Varferit”, Kucovlleherit e Pindit flasin Greqisht, dhe sot, ne cdo lloj kendveshtrimi, jane Orthodokse dhe Helenike”. (9)

Pra duket qarte se Vlleherit ishin ndare ne dy grupe kryesore me interesa dhe objektiva krejt te ndryshme. Pjesa pro-Rumune ishte stimuluar dhe suportuar fuqimisht nga shteti Rumun me qellimin final perdorimin e ketij grupi shoqeror si ballance kunder Greqise. Shih shenimet me poshte rreth pozicionit te Mbreterise Rumane ne lidhje me kete ceshtje.

Aq i forte ishte ndikimi Rumun tek aleati i saj Austro-Hungaria sa qe ne Qershor 1913, kjo e fundit i dergon fuqive te tjera nje memorandum ku paraqiste kerkesat e saj ne lidhje me percaktimin e kufijve Jug-Lindore te Shqiperise se ardhshme.

Memorandumi Austriak fillonte me keto pika:

– Bregdeti Shqiptar duhet te zbrese deri ne Thalia

– Korça dhe teritoret e saj duhet ti bashkohen Shqiperise

– Nje perfaqsues i qeverise Rumune duhet te pranohet ne mbledhjen e ardhme e cila duhet te mare qendrim per fatet e Vlleherve te Pindit (10)

Ne se keto kerkesa nuk plotesoheshin atehere Austria nuk do te vazhdonte baskepunimin me fuqite e medha. Dukej fare qarte qe kerkesat Austriake ishin sa Pro-Shqiptare aq dhe Pro-Rumune.

​Si rodhen ngjarjet me tej dhe ç’fare ndodhi me Nacionalistet Shqiptare te Bukureshtit ?

Ne vitin 1913, Fuqite e medha krijuan Komisionin Nderkombetar te Kontrollit i cili u dergua ne teren te percaktone kufijte Jug-Lindore te Shqiperise. Ka shume pak dokumenta rreth punes se ketij komisioni. Shumica e vendimeve u mor neper zyra politikanesh dhe bisedime te fshehta. Austria dhe Italia ishin dy fuqite kryesore qe vendosen sa e vogel apo e madhe do te ishte Shqiperia dhe kush do te bente pjese ne te. Megjithate, kontributi i Rumanise ishte shume me i madh seç duket ne pamje te pare dhe kursesi nuk mund te injorohet. Per shembull, Korça dhe zonat perreth u kerkuan ne menyre specifike te perfshiheshin ne teritorin Shqiptar dhe per kete Austria, aleati me i ngushte i Rumanise, nuk leshoi pe kur ne te njejten kohe ajo ishte iniciatore per kalimin ne zoterim te Serbise te zonave te medha me popullsi 100% Shqiptare.

Qe te arihej perfshirja e zonave Jug-Lindore apo Vorio Epirit sipas pozicionit Grek, ne teritorin e shtetit te ri Shqiptar, Rumania luajti nje politike shume te zgjuar me komunitetin Shqiptar. Pjesa me e madhe e ketij komuniteti ishin Vlleher nga zonat e Korçes. Midis ketij grupi kishte nacionaliste Shqiptare te mirefillte, qe besonin vertet ne nje Shqiperi te lire dhe te pavarur. Por kishte dhe aventuriere qe pretendonin te beheshin “bejleret e rinj” te shtetit qe do te ndertohej. Disa nga keta, kur pane se gjerat ishin me te nderlikuara se ngritja e nje flamuri apo kendimi i nje kenge u larguan perseri, dikush ne Rumani, dikush ne Amerike, dikush ne Greqi …

​Situata te reja, aleate te rinj

Shperthimi i Luftes se Pare Boterore, me 28 Korik, 1914, shkateroi frontin Pro-Shqiptar dhe askush nuk kishte nge te merej me fatet e nje vendi te vogel qe egzistonte vetem si nje projekt. Ata qe pak muaj me pare kerkonin zbatim te ligjeve dhe marveshjeve nderkombetare, nuk nguruan te pushtonin pikerisht tokat qe ata kembengulnin qe ju perkisnin vetem Shqiptareve. Tani, nga miq dhe aleate, Austro-Hungaria dhe Rumania luftonin per interesa te ndryshme keshtu qe komuniteti Shqiptar ne Bukuresht e humbi rendesine dhe u zhyt ne harese.

Austriaket, qe pushtuan nje pjese te mire te Shqiperise, gjeten aleate te rinj, si per shembull, Sali Butken. Rasti me tragjik i bashkepunimit midis Austriakeve dhe banditeve Shqiptare ishte aksioni i famshem “Voskopoja”. Ishte e Djele, 16 Tetor, 1916, kur ne qiellin e Voskopojes u shfaq nje aeroplan Austriak i cili vrojtoi fshatin dhe zonat perreth. Pasi u siguruan se ne zone nuk kishte trupa ushtarake, apo levizje drejt fshatit, Austriaket i hapen Saliut driten e gjelber … Per 3 dite me radhe, Saliu me bashibozuket e tij, shume nga te cilet ishin hajdute dhe vrases profesioniste, masakruan popullaten, shkateruan dhe dogjen Voskopojen dhe nje here me shume ne historine e saj. Pretendimi se Voskopoja u shkaterua sepse banoret ishin Pro-Greke dhe Anti-Shqiptare eshte shume per tu çuditur kur jo shume kohe me pare Austriaket dhe Rumunet kembengulnin se Vlleherit preferonin te ishin pjese e Shqiperise dhe jo e Greqise ku identiteti i tyre ishte nen rrezik dhe ata persekutoheshin sistematikisht. Duket ironike ? Edhe mundet !

**********​

Sido qe te kete qene, ka qene! Veshtire te gjendet nje konkluzion i pranueshem nga historianet Shqiptare rreth arsyeve, lojtareve kryesore dhe objektivave afatgjate te krijimit te shtetit Shqiptar. Por, si atehere edhe sot, Shqiptaret vazhdojne te kendojne nje kenge “te mare borxh” dhe kete fakt nuk e hedh dot poshte …

Tetor 2019

Shenime te rendesishme sqaruese dhe plotesuese rreth shkrimit

Rumania ishte Pro-Shqiptare dhe Anti-Serbe. Ambasadori i Anglise ne Bukuresht, Sir George Barclay, ne daten 6 Dhjetor, 1912, i dergon Ministrit te Jashtem, Sir Edward Grey, nje raport ku pershkruhet me imtesi nje bisedim privat qe ai kishte patur me Mbretin e Rumanise, Charles. Midis te tjerash raporti* thote:

“Shkelqesia e Tij konsideroi kerkesen Serbe per dalje ne Adriatik, duke mare nje pjese te Shqiperise, qofte kjo dhe nje rip i ngushte toke, te pa pershtatshme me autonomine e Shqiperise, dhe autonomia e Shqiperise ishte nje çeshtje me rendesi te madhe per Rumanine. Permeshume, nje rruge Serbe neper Shqiperi do te krijonte konflikt te vazhdueshem me Shqiptaret qe jane njerez te veshtire per tu kontrolluar. Sa per Duresin, ideja e daljes se Serbise ne det nepermjet ketij porti ishte jo-praktike. (Duresi) Ishte gjiri me i keq ne Adriatik dhe hekurudha qe do te lidhte ate ishte e detyruar te kalonte ne nje zone shume malore duke e bere projektin te pa leverdisshem. Une mora kurajon te pyes pse Rumania kishte kaq interes ne autonomine e Shqiperise. Shkelqesia e Tij mu pergjigj se ka rreth 150,000** Vllehe ne Shqiperi dhe per me shume gjuha Shqipe ishte me e afert me Rumanishten sesa Sllavishten. Shkelqesia e Tij tha se shpresonteqe qe Britania e Madhe te mos ishte kunder nje Shqiperie autonome. Une i thashe se ajo (Britania e Madhe) nuk ishte por ndjente nje fare keqardhje qe çeshtja e nje dalje Serbe ne Adriatik u ngrit ne kete bashkebisedim sepse nje problemi te tille do te ishte me drejt te zgjidhej ne kuadrin e nje marveshje te pergjitheshme mbi Turqine Evropiane. Shkelqesia e Tij foli per nje nervozizem qe kishte pushtuar Vllehrit ne vend (Rumani), dhe kjo ishte e natyrshme, sepse ne Rumani kishin aritur lajme te tmershme rreth persekutimit te Vlleherve ne zonat qe ishin pushtuar nga Greket. Rumania kishte shpenzuar se paku 30,000,000 Franga per kishat dhe shkollat e ketyre njerezve ne Turqine Evropiane dhe ata ishin gjithmone trajtuar me konsiderate nga Turqit”. (11)

*   Raporti pervech Ministrise se Jashtme i ishte derguar dhe Mbretit te Anglise.

** Bazuar ne raporte te tjera ky numur duket shume i egzagjeruar.

—————

Sami Frasheri (Şemseddin Sami) ishte nga te paret qe vleresoi ndihmen Rumune ne levizjen nacionaliste Shqiptare. Ai thote:

“Ishte Rumania ajo qe ndihmoi Shqiperine me shume se kushdo tjeter. Ajo deshte qe Shqipetaret te ndaheshin nga Greket. Kompania e pare Shqiptare u formua ne Rumani. Shtypshkronja e pare Shqiptare u hap po aty dhe gjithashtu po aty u shtypen librat e pare. Shqiptaret nuk do ta harojne kurre dashamiresine Rumune”. (12)

**********

Paragrafet e verdha jane mare nga keto burime:

  1. Glimpses of Balkans – Cultural history. Faqe 38 (Ky eshte nje studim i detajuar i Zt. Abidin Temizer)

  2. Nikolla Nacio, într-un raport al consulului Austro-Ungariei la Bucureşti

  3. Nikolla Nacio, într-un raport al consulului Austro-Ungariei la Bucureşti

  4. Kennedy: “The Situation in Albania” – http://instituti.org/kennedy-the-situation-in-albania-14-july-1913/

  5. The Balkan wars. The league and Turkey. Faqe 130

  6. http://www.unkorce.edu.al/sites/default/files/fakulteti_edukimit/botimi_i_rumanise_i_redaktuar.pdf  – Faqe 7

  7. The Balkan wars. The league and Turkey. Faqe 925​

  8. The Balkan wars. The league and Turkey. Faqe 781

  9. The Nearer East. David G. Hogarth. Faqe 148

  10. The Balkan wars. The league and Turkey. Faqe 881

  11. The Balkan wars. The league and Turkey. Faqe 254

  12. Glimpses of Balkans – Cultural history. Faqe 29 (Ky eshte nje studim i detajuar i Zt. Abidin Temizer)   /mendoj.me/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne