Opinion

A e dini kush ishte Muadh ibn Xhebel?

nga Mirnes Kovač

Shumica e besimtarëve mysliman praktikues sot do të iu përgjigjen në pyetjen nga titulli” Kush ishte Muadh ibn Xhebeli? “Si jo! Kemi dëgjuar qindra herë nga imami i xhamisë kur në hytben(ligjëratën) e xhumasë transmeton hadithet, fjalët e profetit Muhamed, dhe i përmend se i ka transmetuar Muadh ibn Xhebeli”.

Muadh ibn Xhebeli ishte as-hab(shoku) i preferuar i të dërguarit të Zotit, Muhamedit. I dërguari për atë ka thënë se ai do të jetë udhëheqës i njerëzve të ditur në parajsë. Muadhi ishte edhe njëri nga shkruesit e Shpalljes, i dijshëm dhe i arsyeshëm, transmetues i haditheve (porosive) të profetit Muahmed.

Ka qenë i lindur në Jethribin e atëhershëm, Medinën e mëvonshme, në vitin 603, ndërsa Islamin e ka pranuar në moshën 18 vjeçare. Me besnikëri e ka ndjekur dhe mësuar nga profeti Muhamed dhe i ka ndihmuar në misionin e profetisë së tij.

Pasi që myslimanët e kanë çliruar Mekën, profeti Muhamed e ka lënë në qytet të mësojë njerëzit, të mësoj atyre librin e Zotit, moralin, sjelljen e mirë, rregullat e fesë së re. Më vonë e ka dërguar si misionar në Jemen, personalisht e ka përcjell dhe në ndarje nga Muadhi i ka thënë, se kur të kthehet, me siguri do ta gjejë vetëm xhaminë dhe varrin e tij. Pasi që e ka dëgjua këtë, Muadhi ia nisi të qajë.

Kur u kthye nga Jemeni në Medine, ishte ashtu sikurse i ka thënë pejgamberi. I dërguari ka ndërruar jetë, ndërsa Muadhi më pas ka u nis në misionin e ri. Me ushtrinë myslimane u nis në drejtim të Shamit, hapësirës së tanishme të Sirisë, Jordanisë dhe Palestinës. Në rrugë drejt Palestinës u sëmur dhe vdiq në vitin 33 hixhri, sipas kronikave të përcjellura , nga sëmundja e murtajës.

Rrëfimi për këtë as-hab, shok besnik të dërguarit Muhamed, në mendje më ka rënë në mëngjes kur myftiu i Bashkësisë islame të Boshnjakëve në Australi, Jasmin e f. Bekriqi m’i ka dërguar fotot e një Muadh ibn Xhebeli tjetër.

Myftiu Bekriqi nga e shtuna është në vizitë myslimanëve të Christchurch të Zelandës së Re, të cilët të premten kanë qen cak i sulmit terrorist në dy xhamia. Këto ditë ai në emër të Bashkësisë Islame po i viziton viktimat dhe besimtarët të mbijetuar të cilët ishin sulmuar vetëm pse ishin duke u falur në xhamitë Al Nur dhe Linwood në atë qytet të Zelandës së Re. Gjatë vizitës të mbijetuarve të shumtë të tmerruar, të cilët ishin viktima të sulmit terrorist myftiu Bekriq në mesin e tyre e ka takuar edhe një babë të pikëlluar dhe të hutuar, Ademin nga Somalia.

Ademi ia tregoi në telefon celular foton e djalit të tij Muadh ibn Xhebelit (fëmiut i cili në media ishte identifikuar si Muxhad Ibrahim), fëmiu i cili ishte vrarë në sulmin terrorist në xhami të premten e kaluar në Zelandë të Re. E ky fëmijë i kishte vetëm tri vjet e gjysmë. Po! Ai ishte ai Adem nga fotoja të cilin e kisha parë diku. Kur të premten, me 15 mars 2019 ka ngjarë sulmi tragjik në Cristchurch, të gjithë me mos besim i shikonim incizimet e kriminelit i cili vret njerëz dhe të gjithë këtë i transmetonte live në Facebook.

Në mesin e informatave të para të cilët i kanë përcjell mediat botërore ishte pikërisht informatat e mbijetuarve të cilët bërtitnin dhe përshkruanin viktimat:” Një fëmijë i vogël somalez, ndoshta i kishte vetëm pesë vjet. Ishte fëmijë i pashëm”.

Më vonë kur lajmet për këtë krim makabër vinin, u paraqitë edhe fotoja pikërisht e Ademit somalez i cili mbante në duart e tij djalin e tij të vrarë, Muadh ibn Xhebel. Tradita islame, poashtu transmeton se Muadh ibn Xhebeli, miku i dijshëm i profetit Muhamed, me një rast ka këshilluar djalin e tij:”Biri im, kur të lutesh, lutu sikurse nuk do të mund të kthehesh dhe asnjëherë më të mos lutesh. Dije që besimtari vdes në mes të këtyre dy veprave të mira: atij i cili e ka kryer dhe atij i cili është përpjekur më vonë të kryejë”.

Me lot në sy e kujtova rrëfimin e tillë të Muadh ibn Xhebelit dhe këto fjalët assesi nuk më dalin prej mendjes duke shikuar atë babë të pikëlluar somalez, imigrantit i cili ka ardhur në fund të botës për të siguruar familjes së tij vend më të mirë për jetesë.

Me siguri se Ademi somalez birin e tij e thirrte në mosbesim dhe konfuzion: se si është e mundur që dikush ka mund të vras fëmijën e tij në shtëpinë e Zotit? Si është e mundur se djali i tij trevjeçar Muadh ibn Xhebeli kurrë më nuk do të kthehej!?

Burimi : Aljazeera Balkans/ ML

OPINIONE