Në Medresenë Alauddin u mbajtë Festivali i Recitatorëve të Prishtinës

Edhe këtë vit në ambientet e Medresesë së Mesme Alauddin në Prishtinë u organizua Festivali i Recitatorëve. Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës dhe Medreseja e Mesme Alauddin, për nder të 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, të mërkurën organizuan Festivalin tradicional të Poezisë, organizim ky që mblodhi 72 nxënës garues nga të gjitha shkollat e mesme të ulëta dhe shkollat e mesme të larta të komunës së Prishtinës.

Të gjithë këta nxënës u paraqitën me poezi të ndryshme, duke shfaqur talentin dhe shkathtësitë e tyre në recitim.

Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe drejtoresha e DKA-së në Prishtinë, znj. Shpresa Shala, e cila, me këtë rast, në fjalën e saj për hapjen e garës vuri në theks vlerën e madhe kulturore dhe edukative që bën kultivimi i fjalës së bukur, recitimi i poezisë dhe edukimi estetik. “Si Drejtori e Arsimit ne e çmojmë çdo aktivitet që kontribuon në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe edukimin e gjeneratave”, tha ndër të tjera drejtoresha Shpresa Shala.

Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe nikoqiri, drejtori i M. M. Alauddin, z. Jakup Çunaku, i cili përveçse urimit të mirëseardhjes, tha: “Poezia është mbretëreshë e artit, prandaj duhet përqendruar edhe më shumë në këtë fushë me nxënësit tanë”.

Për përzgjedhjen e tre më të mirëve në nivel të komunës së Prishtinës vendosi juria profesionale e zgjedhur nga DKA e Prishtinës, e cila ishte e përbërë prej:

Prof. Shyhrete Alaj;

Prof. Melihate Zeqiri, dhe;

Prof. Besnik Jaha.

Në këtë Festival, sipas jurisë më të mirët ishin nxënësit :

Aurora Aliu, nga M. M. Alauddin, – Vendi i parë
Ruvejda Jaha, nga shkolla “Hasan Prishtina”, – Vendi i dytë
Leon Biçaku, nga shkolla “Iliria”, – Vendi i tretë

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne