Rajoni

A e dini se Pallati i Ishakpashait është pallati i parë me sistem të ngrohjes qendrore në botë?

Pallati i Ishakpashait gjendet në nënprefekturën Doubeyazët (Doğbeyazıt) të prefekturës Aërë (Ağrı). Ndërtimi i pallatit ka filluar në vitin 1685 dhe ka zgjatur 99 vjet. Ai na paraqet njërin prej shembujve më të bukur të arkitekturës turke. Pallati, i cili njëkohësisht është edhe një kompleks, pas Pallatit Topkapi në Stamboll është njëri prej pallateve më madhështore që janë ndërtuar. Nga madhështia e pallatit kuptohet se pashai ka dashur që fuqinë e tij t’ia tregonte rrethit dhe pushtetit (shtetit) qendror. Zbrazëtirat brenda mureve të gurit tregojnë se ngrohja e pallatit është bërë me një sistem qendror. Me këtë veçori, Pallati i Ishakpashait mund të jetë pallati i parë në botë që hyri në histori si pallati me ngrohje qendrore./ trt

OPINIONE