Varfëria ulur këmbëkryq në familjen Caca/ Kryefamiljari: Pensioni s’na del as për ilaçe

Familja e Xhavit Cacës nga fshati Nikël jeton në kushte të vështira, pasi ndodhen në gjendje të rëndë ekonomike.

Ata banojnë në një ndërtesë të vjetër, tërësisht të amortizuar dhe përveç kësaj, gjendja e saj u përkeqësua totalisht nga tërmeti i muajit gusht të vitit të kaluar, ku tavanet u shkatërruan, muret u çanë e u shemben bashkë me ato pak mobile që kishin.
Më pas ato njoftuan bashkinë e Krujës për t’i ndihmuar.

Bashkia nga ana e saj shkuan dhe konstatuan në vend situatën dhe e shpallën objektin të pa banueshëm. Ata u lanë të jetonin në një banese tjetër aty ngjitur, e cila qe braktisur nga të zotët për shkak të pasigurisë dhe amortizimit që ka.

Qysh prej gushtit të vitit të kaluar ata vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda higjienike, minjtë dhe gjarpërinjtë qarkullojnë kudo në këtë banesë, ku ata po jetojnë dhe ndihen në rrezik të madh, pasi jo pak herë kanë gjetur gjarpërinj edhe ne dollapin e rrobave, siç pohojnë vetë ata.

Ndërtesa, ku ata po jetojnë aktualisht është në gjendje skandaloze dhe mund të shembet nga momenti në moment, duke i zënë poshtë.

Xhaviti dhe bashkëshortja e tij, Shpresa janë dy të moshuar që jetojnë vetëm me pensionet që marrin, të cilat nuk u dalin as për ilaçe. Xhaviti merr një pension kooperative prej 14 mije lekësh ndërsa Shpresa merr pension si invalide, pasi vuan nga një numër i madh sëmundjesh, siç janë sëmundja e zemrës, reumatizma, osteoporoza, etj.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ravc4viUn64]
Rreziku që u kanoset, është vazhdimisht në rritje, por askush nuk do t’ia dijë.

Bashkia Krujë para 7 muajsh nisi riparimin e një ambienti për t’ia përshtatur për banim çiftit të moshuar, por punimet u ndërprenë dhe nuk u vendosën as dyer e as dritare, madje siç thotë vetë çifti, punimet u kryen sa për të kaluar radhën, pasi ndërtesa tani pas ndërhyrjes është me e pasigurt./Dosja.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne