A ju përgjon Facebooku përmes mikrofonit të smartfonit tuaj? Eksperti thotë po

nga True Publica.

Para disa kohesh kisha një palë syze që mi vodhën nga makina në një servis makinash pasi harrova t’i merrja me vete. U ankova tek servisi i makinave dhe i zemëruar ja tregova ngjarjen gruas time. Ditën tjetër si me magji filluan të më vinin reklama në Facebook që me tregonin se ku mund ti blija pikërisht të njëjtat syze dielli. Mendova se dhurata ime natyrale e cinizmit ishte kthyer në paranoje. Siç ka thënë edhe Joseph Helleri në Catch 22, “Vetëm për shkakun se jeni paranojak nuk do të thotë që ata nuk janë pas jush.” Në rastin e Facebookut rezulton se janë!

Nga Posta Kombëtare e Kanadasë, (fotoja më poshtë) vjen një raportim se një qytetar dëshmonte për një përvojë pikërisht të ngjashme si e imja me syzet e diellit, por që nuk ishte paranojë, por një fakt i vertetë. Facebooku me të vërtetë ka aftësinë që të dëgjojë bisedat private.

Raportimi fillonte me titullin, “Facebook mund të dëgjojë bisedat e përdoruesit të tij nëpërmjet mikrofonit të smartfonëve, thotë eksperti Christopher Wylie i Cambridge Analytica. Ai u paraqit para një komisioni parlamentar britanik të martën dhe në gati katër orë dëshmi, ai përdori shumë shpesh fjalët “mashtrim” dhe “hile” për të përshkruar përdorimin e të dhënave të Facebookut në ndikimin e rezultateve të Brexitit. Ai gjithashtu foli edhe për teorinë e vjetër të internetit se Facebooku spiunon përdoruesit e tij për të formësuar reklamat e veta. ”

Raportimi vazhdon të thotë se vitin e kaluar, një video në YouTube e cila fliste për një person që pretendonte se Facebooku i kishte dërguar reklama për ushqimin e maceve për shkak të një bisede të kryer me të dashurën e tij, mori dhenë dhe u bë mjaft e famshme. Përgjimet “eavesdropping” sa vjen dhe po diskutohen rregullisht nëpër mediat sociale. Të themi të drejtën, videoja në të vërtetë është mjaft qesharake dhe shumë pak e frikshme.

Deputeti konservator Damian Collins, i cili kryesonte komisionin, e pyeti Wylienin nëse thashethemet ishin të vërteta.

“Ka pasur spekullime të ndryshme për faktin se Facebook nëpërmjet aplikacionit Facebook në smartphone, mund të dëgjojë bisedat dhe ti përdorë këto për të caktuar përparësinë e reklamave”, tha Collins. “Njerëz të tjerë thonë jo, ata mendojnë se është e pamundur pasi sistemi i mirë i Facebookut ju sjell reklama në bazë të asaj që ju kërkoni më shumë”.

Ndërsa Wylie tha se ai po spekullonte (me sa duket për të mbrojtur pozicionin e tij ligjor). Ai vazhdoi të thotë se Facebooku dhe aplikacione të tjerë mund të dëgjojnë dhe të kuptojnë mjaft mirë edhe mjedisin tuaj, qoftë një televizor i ndezur, ambienti ku punoni jashtë apo brenda në shtëpisë tuaj”, tha ai.

“Përgjimi i detajuar tregon se jeni në një mjedis zyre, jeni diku jashtë, po shikoni televizorin, pra çdo veprim që bëni”, tha Wylie.

Gjiganti i medias sociale e ka mohuar në mënyrë të përsëritur përdorimin e mikrofonit për të synuar reklamat apo për të përshtatur lajmet e përdoruesve. Facebooku gjithashtu thotë se aplikacioni i tij i vetëm që përdor mikrofonin aktivizohet vetëm nëse përdoruesi e lejon këtë, psh kur incizon ose bën një video.

Tetorin e kaluar, nënpresidenti i Facebookut për reklamat i ripërsëriti të njëjtat fjalë. “Une drejtoj reklamat e Facebook. Ne nuk e përdorim mikrofonin tuaj për reklama. Kjo është e vërteta,” tha Rob Goldman.

Por aktivisti i privatësisë Paul-Olivier Dehaye, i cili ishte prezent në seancën dëgjimore, vuri në dukje se praktika e padepërtueshme e Facebookut do të thotë se nuk dihet se sa të dhëna të përdoruesit mblidhen.

Dylan Curran i shkarkoi të gjitha të dhënat e tij të Facebookut, që ishin afërsisht 600 MB, rreth 400,000 dokumente në Word. Aty përfshiheshin të gjitha mesazhet që kishte dërguar ose marrë, çdo skedar që kishte dërguar ose marrë, të gjitha kontaktet e telefonit dhe të gjitha mesazhet audio që kishte dërguar ose marrë. Aty ruhet gjithçka që ju pëlqeni dhe cdo bisedë që bëni me miqtë tuaj. Ata ruajnë të gjitha aplikacionet që keni shkarkuar, çfarë lloji telefoni keni përdorur dhe që kur e keni përdorur dhe blerë atë.

Curran konfirmon se të dhënat që ata mbledhin, përfshijnë gjurmimin e vendit ku ndodheni, cilat aplikacione keni instaluar, kur i përdorni ato, për çfarë i përdorni ato, qasjen në kamerën dhe mikrofonin tuaj në çdo kohë, kontaktet tuaja, emailet tuaja, historikun e thirrjeve, mesazhet që dërgoni dhe merrni, sendet që shkarkoni, lojrat që luani, fotografitë dhe videot tuaja, muzikën tuaj, historikun e kërkimit tuaj, historikun tuaj të shfletimit, madje edhe stacionet e radios që keni dëgjuar.

Ana më e keqe e gjithë kësaj është se Facebook është i gatshëm t’i shesë të gjitha këto të dhëna kujtdo që ka para të mjaftueshme për ti blerë. Ai i di tendencat tuaja politike, preferencat tuaja seksuale, madje e kupton se çfarë po mendoni kur shtypni dicka në tastjerën e pajisjes suaj.

Në fakt, sipas BBC-së, Facebook shet 5,000 pjesëza informacionesh në lidhje me ju. A e dinit se ju kishit 5,000 pjesëza informacionesh interesante? Unë nuk e dija. Nëse ata mund tju dëgjojnë, të regjistrojnë dhe të ruajnë gjithçka qe lidhet me jetën tuaj të përditshme, atëherë mendoj se ata e bëjnë këtë. Kjo nuk është vetëm cështje e shitjes së reklamave sic po thuhet. Fjala është se kujt ja shesin dhe për çfarë u hyjnë në punë.

Çfarë ndodh psh nëse qeveria mendon që të bllokojë zërat kundra. Jo, nuk do ta bënte këtë, apo jo? Pas njoftimit të fundit të Thersa Mayit mbase do dëshironit ti mendonit sërisht gjërat.

Facebook nuk ka treguar asnjë etikë profesionale. Shumë probleme u zbuluan së fundmi edhe me skandalin Cambridge Analytica dhe SCL Elections. Megjithate kemi plot për të treguar në të ardhmen rreth kësaj historie./globalsearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne