A ka lidhje Sazan Guri me shantazhin e videos “Gjici”?

Avokatja e njohur dhe aktivistja shqiptare e shume cështjeve të rëndësishme, Mirela Jorgo, në një postim në profilin e saj hedh dyshime të personave të tjerë të përfshirë në skandalin Gjici.

Gruaja që futi në kurth kryebashkiakun e Kukësit me një një videoskandal erotik, tashmë ekspozohet në një video përgjim tjetër ku duket se i kërkon Gjicit pikërisht atë që aludon Avokate Mirela Jorgo.

Ky është postimi i avokates:

 SAlma Koçi jetonte në Durrës.
Ajo është nga Berati
Këtë tenderin për qentë që ia ka kërkuar Safet Gjicit zonja , mos ka lidhje me Sazanin?
Sazani perfitoi nje tender të tillē në 2018 nga Vangjush Dako kur luftonim per projektin” Veliera”
Le tē bëj plotesimin e pazëllit SPAK u se mos dalē ndonjē gjë.
Në Kukës shkonte shpesh , Sazani

Është publikuar një pjesë tjetër nga video mes ish kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe gruas me të cilën u përfshi në një aferë seksuale. Në video gruaja dëgjohet teksa i kërkon një vend pune në bashki, por edhe ta ndihmojë për një projekt për qentë.

Gruaja: Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo? Na sajo ndonjë punë këtu re, të vij të marr një shtëpi me qira. Kam dy shkolla. Shteti do më paguajë, sdo më paguash ti.

Gjici: Për qentë?

Gruaja: Po.

Gjici: Do ta thërras unë këtë që merret me punët e qenve, se letrat duhen kaluar me vendim këshilli.

Gruaja: Kam gjetur gjithë atë tokë. 400 mijë lekë të vjetra shkonte thurja.

Gruaja: Nuk është problemi aty. Ne duhet ta bëjmë të gjithë procedurën që të gjithë qentë e rrugës ti marrim këtu, ti çojmë atje. Sa shkon, si shkon, situacioni, preventivi.

Gruaja: i kam me projekt të tëra.

Gjici: Do ta thërras unë këtë dhe shko ti atje.

Gjici bën një telefonatë…

/GazetaImpakt/Dita

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne