A ka pasur mbetje toksike në vende të hapura në portin e Durrësit? Pirro Vengu nuk mban përgjegjësi si ish- Drejtori i Portit të Durrësit!

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ish- Drejtor i Portit të Durrësit deri 1 muaj më parë, në një konferencë për mediat, u pyet nga gazetarët për rolin e tij të mëparshëm si drejtor i Portit të Durrësit sa i takon faktit nëse në vendin tonë kanë hyrë lëndë toksike.

Pirro Vengu, theksoi se nuk mund të fliste për detyrat e mëparshme, ndërsa shtoi se përgjegjësia e enteve private nuk duhet t’i adresohet institucioneve publike, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi apo thënë të vërtetën për këtë çështje të nxehtë.

Pyetja- A ka pasur mbetje toksike në vende të hapura në portin e Durrësit që rrezikojnë jetën e punonjësve? A jeni shpërmbyer nga Edi Rama pasi lejuat kalimin e mbetjeve toksike?

“Për t’ju sqaruar. Nuk jam këtu në cilësinë e detyrave të më përparshme. Por si ministër i Mbrojtjes. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që çështje që kanë mospërgjegjësi nga entet private, t’i adresohen institucioneve publike”, tha ai./ GazetaImpakt/ 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne