A mbretëron lodhja dhe dëshpërimi në rininë palestineze?

Nga: Najla M. Shahwan

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç përbëjnë 30% të popullsisë palestineze dhe pavarësisht se përfaqësojnë një segment të konsiderueshëm dhe në rritje të popullsisë, të rinjtë mbeten të pafuqishëm, të shpërfillur dhe zhgënjyer në shoqërinë palestineze. Jeta nën pushtimin e zgjatur, gjithçka që ka njohur kjo gjeneratë dhe situata e jashtëzakonshme me të cilën familjet e tyre humbën shtëpitë, tokat dhe të ardhmen e tyre.

Ky është një faktor përcaktues në zgjedhjet e tyre të përditshme që ndikojnë shumë në mënyrën si e ndërtojnë jetën e tyre.

Pesëdhjetë e dy vjet shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar ndikuan në masë të madhe në jetën e Palestinezëve.

Edhe pse shoqëria palestineze është etiketuar si e re, kjo i bën një presion të madh rinisë së saj, pasi ato konsiderohen themelet e ndryshimit të shumë kërkuar. Shoqëria palestineze, krahasuar me shoqëritë e tjera duhet të jetë një nga më produktive me aftësi veçanërisht të mira, kur merret parasysh fakti që produktiviteti i anëtarëve në çdo shoqëri është në nivelin më të lartë midis 18 dhe 40 vjeç.

Për një numër arsyesh, duke filluar nga situata politike dhe e sigurisë në kushtet ekonomike dhe sociale, të rinjtë palestinezë janë në një situatë të ndërlikuar,të mbërthyer midis dy rrugëve. Nga njëra anë, si të rinjtë e tjerë në mbarë botën, ata janë plot energji dhe motivim për të vazhduar përpjekjet e tyre dhe për të krijuar të ardhmen në vendin e tyre. Nga ana tjetër, ata janë subjekt i situatave të ndryshme, për shkak të vazhdimit të sundimit izraelit të tokës së tyre.

Këto kushte kundërproduktive që rrethojnë rininë palestineze veprojnë njëkohësisht, duke minuar shanset e tyre për të patur një rol aktual, real dhe të prekshëm. Koj është një situatë shumë e ndërlikuar, por jo e plotë e vështirësive reale që durojnë këta anëtarë të rinj të shoqërisë si pjesë e luftës së tyre të përditshme politike.

Të rinjtë palestinezë e njohin këtë realitet që është kontradiktor dhe vazhdimisht në ndryshim, megjithëse nuk janë të gatshëm të përfshihen në një konfrontim të dhunshëm afatgjatë me Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF). Qëllimi që ata kanë është të përfundojnë konfliktin dhe të vendosin shtetin e tyre të pavarur Palestinez.

Të rinjtë palestinezë janë të irrituar kur shohin se tokat e tyre konfiskohen gradualisht, vendbanimet në Izrael rriten me shpejtësi, muri i ndarjes qëndron si një burg i hapur me njoftimet provokuese për aneksime të zonave shtesë.

Mungesa e vizionit për një zgjidhje politike ilustrohet nga përvjetori i 24-vjetorit të Marrëveshjeve të Oslo-s, nënshkruar në 1995 me qëllimin e krijimit të një shteti palestinez. Në vend që të krijojnë një shtet Palestinez, marrëveshjet e thjeshtësojnë pushtimin izraelit, i cili shkatërron ëndrrën e tyre për pavarësi, sovranitet dhe vetëvendosje duke çuar kështu të rinjtë në një gjendje të vëzhtirë, ku ata shpresojnë për një gjë, por jetojnë saktësisht të kundërtën.

Këta të rinj janë të arsimuar politikisht, të vetëdijshëm dhe vazhdimisht mësojnë, por ato mungojnë në proceset e vendimmarrjes, zhvillimit të komunitetit dhe pjesëmarrjes në ndërtimin e paqes dhe arritjen e sigurisë. Pasojat e kësaj situate ka reflektuar edhe në shoqëri në tërësi, ku të rinjtë janë më të prekurit në të gjitha nivelet, duke humbur një mori mundësish për të zhvilluar dhe forcuar rolet e tyre. Shkalla e papunësisë në mesin e të diplomuarve të rinj është mbi 55%, më pak mundësi për t’u arsimuar, më pak pjesëmarrje të publikut dhe pak shpresë për një të ardhme më të mirë.

Disa faktorë kanë kontribuar në pasigurinë dhe përhapjen e dhunës, duke përfshirë kryesisht konfliktin e vazhdueshëm me pushtuesin izraelit, praktikat e dhunshme të vazhdueshme kundër palestinezëve, si dhe mosmarrëveshjen midis Hamas dhe Fatah që ka evoluuar në forma të ndryshme të konfrontimeve dhe dhunës reciproke. Kjo ka çuar në shfaqjen e praktikave antidemokratike në nivelin e udhëheqjes, krijimin e grupeve ekstremiste, zhvillimin e konflikteve të armatosura dhe mosmarrëveshjeve fisnore, duke çuar në forma të shumta të dhunës në komunitet.

Kjo gjeneratë e re, në adoleshencën e tyre dhe në fillim të viteve 20, është rritur duke mos provuar asgjë përveç pushtimit brutal dhe një cikël të pafund dhune.

Sfida e sotme nuk përfundon thjesht me ngritjen e dhunës herë pas here. Sot duhet t’u jepet njerëzve, të cilët tani po kthehen në dhunë, një mundësi tjetër, për t’u dhënë atyre një arsye dhe mundësi më të mirë për të jetuar. Për këtë arsye, pushtimi izraelit u ka ofruar shumicës së të rinjve që janë rritur në Jeruzalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gazën vetëm një mundësi,  dëshpërimin.

Në vitet e fundit gjërat kanë arritur kulmin: “Nuk ka pritshmëri, pa të ardhme dhe asnjë shpresë.”

Izraeli nuk pranon të bëjë zgjedhjen e situatës për të jetuar si të barabartë me palestinezët, ose të shkëputet përfundimisht nga pushtimi i tyre.

Të rinjtë palestinezë që kanë jetuar tërë jetën e tyre nën pushtimin ushtarak të paligjshëm dhe shtypës të Izraelit, meritojnë të drejtat e tyre njerëzore, lirinë dhe të jetojnë në paqe ashtu si çdo person tjetër i ri në botë./Gazetaimpakt/dailysabah/

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne