A po vret Marjam Rajavi muxhahedinët e saj në kampin e Manzës?

Gazetari i njohur Gjergji Thanasi pyet për se drejtuesja e muxhahedinëve të MEK që ndodhen në Manzë të Durrësit Marjam Rajavi po vret anëtarët e saj

Përmes një statusi në Facebook, gazetari aludon për këto ngjarje duke u nisur nga një rast i fundit ku brenda kampit Ashraf 3 ka humbur jetën anëtari i tij Jafar Sohilian.

Deklarimi nga se vdekja e tij erdhi si pasojë e “aksidentit në punë”, gazetari dyshon se kjo është e pavërtetë ndërsa zbulon se vetëm në dy muajt e fundit në kamp kanë humbur jetën 28 anëtarë, madje më shumë se në periudhën e pandemisë.

Gazetari Thanasi ngre shqetesimin dhe një pikëpyetje të madhe mbi shkaqet e vdekjeve të 28 muxhahedinëve të MEK dhe pyetja që ngre ështe se përse po ndodhin gjithë këto vdekje, a po vdesin në mënyrë natyrale apo dikush brenda kampit po i vret këta njerëz.

Për të shuar dyshimet e tij, vetë gazetari Thanasi u kërkon institucioneve ligjzbatuese të zbardhin të vërtetën e vdekjeve të shtuara brenda kampit Ashraf 3 në Manzë.

Pyetja që ngre me shqetësim gazetari Thanasi është se përse autoritetet shtetërore nuk futen në Kampin Ashraf 3 për t’u bërë të vdekurve autopsi dhe përse MEK vazhdon të refuzojë policinë shkencore dhe eskpertët mjeko-ligjorë për autopsi për të vdekurit me justifikimin se autopsia është kundër traditave iraniane.

Ngjarjet kanë ndodhur menjëherë pasi policia ushtroi kontrolle të imtësishme në Kamp me urdhër të SPAK dhe brenda tij u zbulun servera, kompjutera dhe call center të cilët përdoreshin për të targetuar, hakuar dhe sulmuar Iranin, individ dhe institucione te ndryshme nëper botë. Qeveria Shqiptare u kujtoi ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë politike dhe sulmeve ndaj një vendi tjetër nga Shqipëria.

Statusi i Plotë

Te dashur miq ne Shqiperine, Atheun tone njerezit kane shkuar ne burg se kane vrare qen apo mace rrugace!
Keto jane fotot e personave, iranianeve, qe kane vdekur ne Kampin Ashraf 3 ne Manez. Disa prej tyre kane vdekur ne rrethana shume shume te dyshimta si psh. Rasti i te ndjerit Jafar Sohilian, qe sipas Kulti Rajavi humbi jeten ne nje aksident ne pune. Jafar Sohilian, vdiq ne rrethana te dyshimta te etiketuara si aksident ne pune njelloj si nje punonjes pastrimi shqiptar i ndjeri Shaban Teni rreth nje vit me pare.
Ndonese disa prej ketyre iranianeve te vdekur ne Kampin Ashraf 3 ne Manez, kane qene vite me pare terroriste duarpergjakur, eshte detyre e shtetit shqiptar si strehues i Kultit Rajavi te hetoje, nese kemi te bejme me vdekje per shkaqe natyrale apo me vrasje!!! Behet fjale per 28 te vdekur ne dy muaj, kur efektivi i Kampit Ashraf 3 ne Manez, nuk shkon ne shume se 2500 persona!!!!
Shoqata Asila do te ndermarre hapa zyrtare per te sensibilizuar organet kompetente shqiptare te nisin hetimet per kete zinxhir vdekjesh. Me qe jemi ketu theksojme se gjate Pandemise Covid 19 ne kampin e iranianeve ne Manez pati me pak vdekje nga pandemia sesa keto dy muajt e fundit!!!! /gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne