A rrezikon njeriu nga inteligjenca artificiale? Përgjigjet Presidenti i Microsoft: Duhet të kontrollohet, në të kundërt…

A rrezikon njerëzimi nga inteligjenca artificiale? Këtë përgjigje e jep Presidentit të Microsoft, i cili shprehet se njerëzit duhet të jenë ata që kontrollojnë masat mbrojtëse ndaj kësaj teknologjie.

“Ne kemi nevojë për masa sigurie që do të sigurojnë që inteligjenca artificiale të mbetet nën kontrollin e njerëzve”, tha Brad Smith në një intervistë në Bruksel.

“Ne mund ta bëjmë këtë, dhe kjo është koha e duhur për t’u bashkuar dhe për të kuptuar se si. Ne duhet ta kemi atë në shumë shtresa, në mënyrë që ta mbajmë gjithmonë nën kontroll këtë teknologji. Mendoj se nëse e bëjmë këtë mirë, do të kuptojmë se ky nuk është një rrezik ekzistencial”, u shpreh ai.

Smith tha se kompania e tij deri më tani është “inkurajuar” nga legjislacioni i BE-së, i cili rregullon teknologjinë në zhvillim, por se kur bëhet fjalë për qeverisjen globale për këtë çështje, do të nevojitet një bashkëpunim më i madh për të siguruar që teknologjia të mos dalë jashtë kontrollit.

Inteligjenca artificiale (AI) është një teknologji e re dominuese e cila ka potencialin për të automatizuar, maksimizuar efikasitetin dhe transformuar shumë industri. Sa më e fuqishme të bëhet AI, aq më shumë lloje kërcënimesh paraqet.
Disa nga rreziqet kryesore të AI përfshijnë dezinformimin (duke përfshirë krijimin e imazheve dhe videove bindëse të rreme të njohura si deepfakes), shqetësimet për privatësinë, humbjen e vendeve të punës, paragjykimet dhe diskriminimin, paqëndrueshmërinë e tregut dhe financiar, dhe një të ashtuquajtur singularitet në të cilin AI tejkalon inteligjencen e njeriut.
Me aplikimin e AI pritet qe rreth 85 milionë vende pune te humben midis 2020 dhe 2025, por gjithashtu pritet të krijojë 97 milionë vende pune deri në vitin 2025.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne