AAP thekson formimin e shtetit të pavarur palestinez

Zëdhënësi i Autoritetit Autonom të Palestinës përsëri ka theksuar se AAP insiston në formimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet Bejtul-Mokades (Jeruzalemin).

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Jusef Mahmud, zëdhënësi i AAP, të dielën në një deklaratë me rastin e 50 vjetorit të disfatës së arabëve në luftën gjashtë ditore të Izraelit dhe pushtimit të territoreve të Palestinës dhe të lartësive të Golanit të Sirisë, deklaroi se populli i Palestinës në këtë ditë përsëri thekson vazhdimin e luftës me këtë regjim deri në shkatërrimin e plotë të tij. Jusef Mahmud duke theksuar në vazhdimin e rezistencës kundër regjimit okupator të Izraelit, shtoi: “Vazhdimi i politikave pushtuese të këtij regjimi, është turp mbi ballin e të gjithë njerëzimit”. Zëdhënësi i AAP kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare që të marrë masat e duhura për t’i dhënë fund okupimit të Palestinës nga ana e regjimit sionist dhe për realizimin e të drejtave të Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne