Abbas: Emiratet e Bashkuara Arabe i dhanë goditje kauzës palestineze

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i kanë dhënë goditje çështjes palestineze me marrëveshjen e normalizimit me Izraelin.

Duke folur në lidhje me marrëveshjen e normalizimit në një takimin në ndërtesën e presidencës në Ramallah, Abbas përsëriti se vetëm palestinezët kanë autoritetin për të folur në emër të çështjes palestineze.

“Ata u përpoqën të portretizojnë EBA-në sikur ka arritur një sukses të madh dhe ka kundërshtuar çështjen e aneksimit, sikur çështja palestineze të përbëhej vetëm nga aneksimi. Ky është një mashtrim dhe është i papranueshëm. Ne e shohim si goditje ndaj çështjes palestineze”, tha Abbas.

Duke vënë në dukje se populli palestinez u bë një trup në kohë vështirësish edhe përkundër të gjitha dallimeve ideologjike dhe kundërshtuan komplotistët kundër tyre, Abbas tha se e gjithë bota ishte në anën e Palestinës kundër “Marrëveshjes së Shekullit” të shpalosur nga SHBA-ja.

Ai deklaroi se marrëveshja Izrael-EBA bazohet në thelb në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe se çështja e aneksimit është përfshirë më vonë.

“Normalizimi është një çështje që u përmbyll në Nismën Arabe për Paqe në vitin 2002. Kjo nismë thotë që nuk do të ketë normalizim me Izraelin pa zgjidhjen e çështjes palestineze”, tha Abbas.

Ndryshe, më 13 gusht, presidenti amerikan njoftoi se Izraeli dhe EBA kanë arritur marrëveshje për nomralizim të plotë të marrëdhënieve.

Sipas deklaratës së përbashkët të Nismës Arabe për Paqe të vitit 2002 të miratuar në kryeqytetin libanez Bejrut, kundërshtohet çdo normalizim me Izraelin pa u pranuar Shteti Palestinez i pavarur me kufijtë e vitit 1967 dhe me kryeqytet Kudsin Lindor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne