Abbas në Asamblenë e OKB: ‘Jeruzalemi nuk është për tu shitur’

Abbasi theksoi fuqishëm në fillim të fjalës së tij se “Jeruzalemi nuk është për tu shitur dhe të drejtat e popullit palestinez nuk janë të gatshme për negociata”.

Abbas tha se Këshilli Kombëtar Palestinez gjithashtu e udhëzoi atë të pezullojë njohjen palestineze të Izraelit derisa Izraeli të njohë shtetin e Palestinës në kufijtë e 4 qershorit 1967,

“Unë duhet t’ju kujtoj edhe një herë se Izraeli, Fuqia pushtuese, nuk ka zbatuar qoftë dhe një zgjidhje të vetme të qindra rezolutave të miratuara nga Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme mbi çështjen e Palestinës.

A është e pranueshme që Izraeli të mbetet pa llogaridhënie apo përgjegjësi? A është e pranueshme që Izraeli të mbetet një shtet mbi ligjin? Pse Këshilli i Sigurimit nuk i përmbahet detyrimeve të tij për të detyruar Izraelin që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe t’i japë fund okupimit të tij në shtetin e Palestinës? ”

Abbas gjithashtu theksoi: “Paqja në rajonin tonë nuk mund të realizohet pa një Shtet Palestinez të Pavarur, me Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e tij dhe jo si kryeqytet një vend të Jeruzalemit Lindor dhe me gjithë vendet e tij të shenjta nuk ka paqe në një shtet me kufinj të përkohshëm. Nuk ka paqe me një shtet të supozuar në Gaza. ”

Burimi: Ambasada Palestineze ne Shqiperi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne