Abdul Momen: Turqia vazhdon të mbështesë myslimanët e Arakanit në Bangladesh

Ministri i Jashtëm i Bangladeshit, Abul Kalam Abdul Momen deklaroi se Turqia vazhdon të mbështesë myslimanët e Arakanit në vendin e tij.

Abdul Momen foli në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu në kryeqytetin Ankara.

Momen bëri të ditur se marrëdhëniet mes Bangladeshit dhe “vendit vëlla” Turqisë bazohen në lidhjet historike, ndërsa tha se përveç afërsisë fetare dhe kulturore të të dy vendeve, ata kërkojnë paqe dhe prosperitet në botë.

Shefi i diplomacisë së Bangladeshit shtoi se populli Bengal sado me pak mjete që kishin në dorë qëndroi pranë popullit turk në Luftën Çlirimtare dhe rikujtoi se vendi i tij mbështet tërësinë territoriale dhe pavarësinë e Turqisë.

“Në mënyrë të ngjashme ne pamë që vëllezërit tanë turq qëndruan pranë nesh në krizën e myslimanëve të Arakanit. Ata na mbështetën nga zemra në këtë çështje prej vitit 2017 e këtej. Spitali i parë në kampet e myslimanëve Rohingya u ngritën nga vëllezërit tanë turq”, bëri të ditur Momen.

Në mes tjerash ai tërhoqi vëmendjen se Bangladeshi shfaqi një performancë shumë të rëndësishme në çështjen e rritjes ekonomike, ndërsa tërhoqi vëmendjen në mundësitë e shumta për investim në vendin e tij.

Ministri Momen u bëri thirrje investitorëve turq për të investuar në Bangladesh ndërsa vuri theksin në rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

“Gjatë takimit me ministrin Çavusoglu kemi biseduar edhe për çështjen e myslimanëve të Arakanit”, bëri të ditur Momen, ndërsa shtoi se “Janë dakorduar për të bashkëpunuar mbi llogaridhënien këtu dhe se janë të mendimit të njëjtë që kjo çështje të paraqitet edhe pranë Gjykatës përkatëse për Krime Lufte”.

Momen gjithashtu bëri të ditur se me homologun e tij turk kanë biseduar mbi çështjen e organizimit në janar të mbledhjes së Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të 8 Vendeve në Zhvillim (D-8) të formuar nën udhëheqjen e Turqisë në mjedis virtual.

Ministri Momen gjithashtu kërkoi mëshirën e Allahut për punonjësin e ekipit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, i cili ra dëshmor në sulmin e armatosur në veri të Sirisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne